Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

07/05/2025 - 20:20
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht para rreth dy javësh se si Inspektorati Shëndetësor kishte mbyllur përkohësisht klinikën për mbjelljen e flokëve “Care & Hair Fix”, pak ditë pasi që ajo ishte hapur me një ceremoni glamuroze në prezencën edhe të shumë personave VIP.

“Inspektorati Shëndetësor ka realizuar një inspektim në klinikën “Care & Hair Fix’ në Prishtinë dhe ka konstatuar se subjekti në fjalë nuk posedon licencën e nevojshme për të ushtruar veprimtarinë shëndetësore. Për këtë arsye, Inspektorati Shëndetësor ka marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë deri në licencimin e këtij institucioni. Gjithashtu, dëshirojmë t’ju informojmë se Inspektorati Shëndetësor ka konstatuar se në këtë klinikë kishte edhe staf të pa licencuar”, thuhej në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Veriu.info më datë 24 prill.

Mbyllet klinika e sapohapur “Care & Hair Fix” e Fehim Halitit, Inspektorati Shëndetësor gjeti se ajo s’ka licencë

Veriu.info përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka arritur të siguroj nga Ministria e Shëndetësisë vendimin për mbylljen e klinikës, raportin e inspektimit dhe procesverbalin e inspektimit, ku konstatohen shkelje ligjore nga klinika “Care & Hair Fix” me pronar Fehim Haliti, që në publik njihet edhe si stomatologu i VIP-ave.

Me vendimin e nënshkruar nga inspektorja e Inspektoratit Shëndetësor, “Care Hair Fix L.L.C.” është ndëshkuar me gjobë prej 2 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi dhe ishte mbyllur përkohësisht deri në licencim.

Në arsyetim të vendimit thuhet F.H. (v.j. Fehim Haliti) themelues i SPSH “Care Hair Fix L.L.C.”, ka bërë shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për Shëndetësi, pasi të gjitha institucionet shëndetësore mund të fillojnë punën vetëm pas licencimit nga Ministria ose organi i autorizuar prej saj.

“Gjatë inspektimit u konstatua se në këtë subjekt privat shëndetësor ishin duke u kryer shërbime shëndetësore në lëmin e Dermatologjisë pa poseduar licencë valide për ushtrim të veprimtarisë shëndetësore nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë, ku në momentin e inspektimit nga “Care Hair Fix L.L.C.” në Prishtinë, nuk na është prezantuar licenca e institucionit”, thuhet në arsyeti, duke treguar se me datë 15 prill i është refuzuar licenca, datë në të cilën është aprovuar për shqyrtim.

Arsyetimi i vendimit tregon se në “Care Hair Fix L.L.C.” janë gjetur punëtorë që ofrojnë shërbime shëndetësore të anestezionit dhe infermierisë pa licencë. Po ashtu thuhet se në regjistrin për pacient “Care Hair Fix L.L.C.” nuk janë evidentuar pacientët të cilëve ju është ofruar shërbim shëndetësor dermatologjik pa poseduar licencë, gjë që realisht paraqet fshehje të trajtimit të pacientëve.

Si pasojë e këtyre të gjetur që janë në kundërshtim të plotë me Ligjin për Shëndetësi, Inspektorati Shëndetësor më datë 22 prill i kishte vendosur shenjat e ndërprerjes së përkohëshme të veprimtarisë, për të cilat Veriu.info më datë 24 prill kishte raportuar se janë mbuluar (fshehur) për publikun nga “Care Hair Fix L.L.C.”.

Në raportin e hartuar nga inspektorja shëndetësore, Dr. Albana Beqiri, janë evidentuar konstatimet e inspektimit, të cilat mund t’i shihni në dokumentin e mëposhtëm:

Me këtë raport inspektorja shëndetësore rekomandon:

  • Ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë për “Care Hair Fix L.L.C.” deri në licencim;
  • Ndalimin e ofrimit të shërbimit shëndetësor për një punëtor deri në licencim’
  • Ndalimin e ofrimit të shërbimit shëndetësor për dy punëtorë deri në lajmrim në DLA/MSh.


Më poshtë gjeni të gjitha shkresat e lëndës së inspektimit:

 

 

JU REKOMANDOJMË

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%
13/03/2026 - 01:32

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Matoshit, çdo deklaratë...

Më shumëDetails

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit
13/03/2026 - 01:30

Disa vende myslimane dënuan mbylljen e portave të Xhamisë Al-Aksa për besimtarët myslimanë gjatë Ramazanit në mes të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe tensioneve rajonale. Kompleksi i Xhamisë...

Më shumëDetails

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës
13/03/2026 - 01:26

Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të projektit për pastrimin e terreneve nga...

Më shumëDetails

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë
13/03/2026 - 00:30

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka thënë se bashkëpunimi nuk mbahet përmes posteve. Mes tjerash, ai është shprehur...

Më shumëDetails

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
13/03/2026 - 00:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.  “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do...

Më shumëDetails

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar
12/03/2026 - 22:59

Një i moshuar ka vdekur nga asfiksia, pasi zjarri ka kapluar katin e parë të një banese në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë