“Lëvizja për Bashkim”, e udhëhequr nga politikani boshnjak Usama Zukorliq, mori gjithsej 1,089 vota në komunën e Preshevës në zgjedhjet parlamentare, raporton Presheva.com.
Zukorliq është kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP) të themeluar nga babai i tij, Muamer Zukorliq, dhe ka shërbyer si ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë.
Në vijim disa nga vendvotimet në komunën e Preshevës ku kjo listë mori më shumë vota:
* Miratoc: 422 vota
* Rahovicë: 273 vota
* Corroticë: 100 vota
* Raincë: 66 vota
* Leran: 62 vota
* Bushtran: 28 vota
* Preshevë – 9 njësi votimi: 89 vota gjithsej.
Në nëntë njësitë e votimit në qytetin e Preshevës, votat u shpërndanë kështu: 13, 19, 2, 16, 6, 13, 1, 11 dhe 9. /Preshevacom
















