Qeverisja komunale e Mitrovicës që udhëheqet nga kryetari Faton Peci, nuk e ka shumicën në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, pasi që VV dhe GUXO kanë vetëm 11 asamblistë nga 31 sa janë gjithsejt.
Në krahun e pushtetit nuk janë me tëpër se edhe 3 asamblistë nga partitë tjera opozitare, që prapë se prapë nuk e përbëjnë shumicën prej 16 asamblistëve.
Mirëpo, lehtësi ne marrjen e vendimeve në Kuvend Komunal pushtetit po i krijojnë disa asamblistë të 3 asamblistë të PDK-së, të cilët për shkak të inateve personale Brenda partiake dhe tentim për importim të faktorizimit, nuk po i kontribuojnë partisë së vet në krijim të unitetit dhe hapje të mundësisë së krijimit të frontit të përbashkët opozitarë edhe me parti e asamblistë të tjerë.
Kjo është vërejtur edhe në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, ku PDK-ja për shkak të kundërshtimeve të këtyre 3 asamblistëve, nuk mundi ta krijojë fronti opozitarë që do të kishte shumicën e asamblistëve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe rrjedhimisht të ishte vendimmarrës për vendime të rëndësishme komunale./Veriu.info

















