Emisioni “MAT” ka transmetuar videon ku i dyshuari Albert Sylaj ia djeg rrobat Arlindës, ndërsa përdor gjuhë të rëndë ndaj saj.
Po ashtu, është publikuar edhe një komunikim telefonik mes Arlindës dhe ish-bashkëshortit të saj, ku ky i fundit edhe e kërcënon.
Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.”
Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.”
Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.”
Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat në sy.”

















