Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

29/10/2026 - 08:44
në Lajme
A A
Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej dy javësh protestojnë kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë, ndërsa deri më tani ata kanë refuzuar të zhvillojnë bisedime me të.

Nga ana tjetër, Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke e konsideruar dialogun si rrugën e vetme për kapërcimin e situatës së krijuar.

Edhe gjatë ditës së djeshme, protestuesit u mblodhën në mënyrë paqësore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Megjithatë, ditët e para të protestave u shoqëruan me tensione, përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe dëmtime të godinave shtetërore dhe bizneseve private. Në kuadër të këtyre ngjarjeve, qindra persona janë shoqëruar në komisariate, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar me vendim gjykate.

Ndërkohë, qeveria ka prezantuar një paketë me gjashtë masa që synojnë trajtimin e pasojave të akteve të dhunshme gjatë protestave. Masat parashikojnë kompensimin e bizneseve të dëmtuara, vendosjen e përgjegjësisë financiare mbi personat që shkaktojnë dëme, si dhe ndryshime në legjislacionin për tubimet dhe në Kodin Penal.

Sipas propozimeve, gjobat mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë për personat që vijojnë të qëndrojnë në tubime ku ushtrohet dhunë, edhe pasi policia ka dhënë paralajmërimet përkatëse. Parashikohen gjithashtu masa ndëshkuese për ata që nuk zbatojnë urdhrat e autoriteteve policore.

Një tjetër element i paketës është ngritja e një regjistri elektronik për personat e referuar ose të hetuar për vepra penale që lidhen me shtetin, rendin dhe sigurinë publike. Ndryshimet e propozuara përfshijnë gjithashtu kufizime për organizimin e tubimeve pranë institucioneve të rëndësishme, masa kundër nxitjes së dhunës në rrjetet sociale dhe ndëshkime për personat që fshehin identitetin gjatë protestave të dhunshme.

JU REKOMANDOJMË

‘Bindu se edhe na jemi lodhë’- Audio-incizimi tregon se si trajtohej Arlinda Zekaj në Polici

‘Bindu se edhe na jemi lodhë’- Audio-incizimi tregon se si trajtohej Arlinda Zekaj në Polici
29/10/2026 - 09:37

Një incizim i publikuar së fundmi në media zbulon bisedën mes Arlinda Zekajt dhe zyrtarit policor Faruk Muçolli, disa ditë para vrasjes së saj. Në bisedën e publikuar...

Më shumëDetails

Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
29/10/2026 - 09:22

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e termocentralit Kosova A është sinkronizuar...

Më shumëDetails

Vrasja e Arlinda Zekajt, protestat vazhdojnë sot në Prishtinë dhe Ferizaj

Vrasja e Arlinda Zekajt, protestat vazhdojnë sot në Prishtinë dhe Ferizaj
29/10/2026 - 08:57

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në Kosovë do të vazhdojnë sot, më 29 tetor, në Prishtinë dhe Ferizaj. Në Prishtinë,...

Më shumëDetails

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
29/10/2026 - 08:35

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të mbahet...

Më shumëDetails

Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin
29/10/2026 - 08:23

Biseda telefonike mes Arlinda Zekajt, e vrarë nga kunati i saj, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, është publikuar në Klan Kosova. Emisioni “MAT” ka transmetuar videon ku...

Më shumëDetails

Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon

Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon
29/10/2026 - 08:10

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë