Të mërkurën në Prishtinë është mbajtur një protestë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit nga sheshi “Zahir Pajaziti” fillimisht kishin shkuar në Ministrinë e Drejtësisë për të realizuar aksionin e tyre, duke vazhduar më pas tek Këshilli Prokurorial, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor e deri tek Qeveria e Kosovës.
Para objektit të Policisë së Kosovës ishin vendosur tri police gra, të cilat qëndronin aty derisa po zhvillohej protesta, ndërkohë që hideshin edhe tymuese të zeza e objekti gjuhej me ngjyrë të kuqe.
Njëjtë është vepruar edhe tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe tek objekti i Qeverisë së Kosovës, ku nga dy police gra ishin vendosur në hyrje të ndërtesave, teksa po zhvillohej protesta.














