Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa

30/10/2026 - 09:35
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media, ku kanë prezantuar gjetjet e raportit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Gërvalla bëri të ditur se raporti nuk është ende plotësisht i përfunduar, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet e detajuara dhe dokumentacionin shtesë nga institucionet përkatëse.

Megjithatë, ajo tha se gjetjet e deritanishme nxjerrin në pah mangësi serioze dhe vonesa në trajtimin e rastit.

“Konstatimi më shqetësues është se kjo vrasje nuk ndodhi pa paralajmërim”, u shpreh Gërvalla.

“Raporti mbështetet nga dokumentacioni, analizon veprimet dhe mosveprimet nga raportimi i parë i Arlindës deri tek vrasja e saj. Raporti  është pejsërisht i plotë, sepse zyra e koordinatores s’ka marrë përgjigjje të detajuar. Presim ende dokumentacion dhe sqarime shtesë.  Por raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa.  Konstatimi më shqetësues, se ajo nuk u vra pa paralajmërim. Arlinda raportoi dhunën fizike e psikologjike. Ajo raportoi kercënimet dhe informoi policinë që bashkëshorti posedoi armë”, tha Gervalla.

Duke paraqitur kronologjinë e rastit, ministrja ka treguar se më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar në Policinë e Kosovës dhunën fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj i parë.

Sipas Gërvallës, ajo kishte raportuar kërcënimet, kishte dorëzuar prova për veprimet e dhunshme dhe e kishte informuar policinë se bashkëshorti posedonte armë me leje.

“Një tjetër shqetësim i vazhdueshëm ishte pamundësia për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët dhe për të pasur kontakt të rregullt me djalin e saj, 12-vjeçar. Megjithëse bashkëpronare e shtëpisë ajo raportonte se bashkëshorti, por edhe familjarë të bashkëshortit të cilët qëndronin aty kundër vullnetit të saj, e pengonin të hynte në pronën e saj. Më 7 shtator, Arlinda Zekaj kërkoi urdhër mbrojtje emergjente nga Gjykata Themelore në Pejë. Po atë ditë, ajo i shkroi gjykatës se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijës së saj. Pra, rreziku ishte raportuar, shprehimisht, dhe ishte i dokumentuar”, ka thënë ministrja.

Duke folur për përgjegjësinë e Gjykatës Themelore në Pejë, Gërvalla ka thënë se raporti ka evidentuar shkelje të afateve ligjore gjatë trajtimit të kërkesës për urdhër mbrojtjeje emergjente.

“Më 7 shtator, gjykata miraton pjesërisht kërkesën për mbrojtje emergjente. Më 9 shtator, pra dy ditë më vonë, Arlinda Zekaj e kundërshton këtë vendim, sepse ai nuk përfshinte edhe kujdesin për djalin e saj”, ka deklaruar Gërvalla./

JU REKOMANDOJMË

Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë
30/10/2026 - 10:32

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë një përgjigje lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke theksuar se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë...

Më shumëDetails

Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt
30/10/2026 - 10:19

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje para se të vritej, ndërsa ka bërë të ditur se institucionet kanë identifikuar...

Më shumëDetails

Protestuesit po presin kot para Qeverisë, Sveçla dhe Gërvalla refuzuan të japin dorëheqje

Protestuesit po presin kot para Qeverisë, Sveçla dhe Gërvalla refuzuan të japin dorëheqje
30/10/2026 - 10:12

Protestuesit janë ulur para derës së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po presin vendimin e Qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda...

Më shumëDetails

U pyet për dorëheqje, Gërvalla: Nuk është momenti për dorëheqje

U pyet për dorëheqje, Gërvalla: Nuk është momenti për dorëheqje
30/10/2026 - 10:00

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur edhe për mundësinë e dorëheqjes së saj, gjatë konferencës për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Gërvalla deklaroi...

Më shumëDetails

Sveçla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre

Sveçla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre
30/10/2026 - 09:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dorëheqjen e tij si zgjidhje pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dështimeve institucionale të evidentuara...

Më shumëDetails

Protestuesit bllokojnë hyrjen e qeverisë

Protestuesit bllokojnë hyrjen e qeverisë
30/10/2026 - 09:16

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Protesta është duke u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • U.D. Kryeprokurorja e sapoemëruar ishte prokurore në rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajazitajt, reagon ashpër vëllai i të ndjerës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë