Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Në ELKOS të Ramiz Kelmendit gjenden mbi 3 mijë kg kofsha pule të mykura, urdhërohet tëheqja nga tregu

30/10/2026 - 18:59
në Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Në ELKOS të Ramiz Kelmendit gjenden mbi 3 mijë kg kofsha pule të mykura, urdhërohet tëheqja nga tregu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimit në kompaninë Elkos ka gjetur prani në myjut në produktin kofshë pulë të ngrirë të markës Sandersin Farms me origjinë nga SHBA, raporton Gazeta Online Veriu.info.

AUV ka urdhëruar tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3 mijë e 130 kg mish ouke Sanderson Farms.

Agjencia ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kilogramëve (313 pako), nën mbikëqyrjen e Inspektoratit Veterinar.

AUV u bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktin Sanderson Farms, LOT 53110, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në pikën e shitjes ku është blerë.Në përputhje me nenet 21, 22 dhe 23 të Ligjit për Ushqim, operatori është përgjegjës për gjurmueshmërinë, tërheqjen e produktit nga tregu dhe informimin e konsumatorëve.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 30 tetor 2026

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kg mish pule të markës Sanderson Farms

– Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë inspektimeve zyrtare në kompaninë Elkos Group SHPK, ka konstatuar praninë e mykut në produktin kofsha pule të ngrira, të markës Sanderson Farms, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Produkti është vlerësuar i papërshtatshëm për konsum njerëzor, në përputhje me nenet 15 dhe 16 të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, të cilat ndalojnë vendosjen në treg të ushqimit jo të sigurt, përfshirë produktet e prishura apo të papërshtatshme për konsum.
AUV ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kilogramëve (313 pako), nën mbikëqyrjen e Inspektoratit Veterinar.

Të dhënat identifikuese të produktit
Përshkrimi Të dhënat
Produkti Kofsha pule të ngrira
Marka Sanderson Farms
Origjina SHBA
Operatori Elkos Group SHPK
Numri i LOT-it 53110
Paketimi 10 kg
Sasia e përfshirë në masë 3,130 kg (313 pako)
Mospërputhja Prani e mykut
Masa Tërheqje nga tregu dhe asgjësim

AUV u bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktin Sanderson Farms, LOT 53110, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në pikën e shitjes ku është blerë.Në përputhje me nenet 21, 22 dhe 23 të Ligjit për Ushqim, operatori është përgjegjës për gjurmueshmërinë, tërheqjen e produktit nga tregu dhe informimin e konsumatorëve.
AUV do të vazhdojë kontrollet zyrtare, përfshirë verifikimin e tërheqjes së plotë të produktit, kontrollin e dokumentacionit të importit, origjinës, etiketimit, afatit të përdorimit dhe zinxhirit të ftohjes, si dhe mbikëqyrjen e asgjësimit. Në rast të konstatimit të shkeljeve të tjera, do të ndërmerren masa sipas legjislacionit në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq
30/10/2026 - 19:57

Suela Muminoviq, ish-bashkëshortja e xhudistit kosovar Akil Gjakova, i është bashkuar protestës së organizuar sot para objektit të komunës së Pejës. Protesta u mbajt në shenjë revolte ndaj...

Më shumëDetails

Protestuesit vendosin tendë para Qeverisë

Protestuesit vendosin tendë para Qeverisë
30/10/2026 - 19:49

Protestuesit kanë vendosur një tendë para objektit të Qeverisë të premten, në ditën e tretë të protestave pas vrasjes së Arlinda Zekajt. “Gjumi s’ka me ju marrë. Flaka...

Më shumëDetails

Publikohet letra që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit, bashkë me dorëheqjen e tij

Publikohet letra që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit, bashkë me dorëheqjen e tij
30/10/2026 - 19:44

Policia e Kosovës ka publikuar letrën që ish-drejtori i përgjithshëm Gazmend Hoxha, i ka nisur kryeministrit Kurti, bashkë me dorëheqjen e tij. Duke përmendur rastet me të cilat...

Më shumëDetails

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë
30/10/2026 - 19:23

Deputeti i LVV, Egzon Azemi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se shpreson që ta shohë sa më shpejt në burg kryetarin e Prishtinës, Përparim...

Më shumëDetails

Arrestohet në Maqedoni pronari i “Sante Plus”, spitali i tij u mbyll në Kosovë pas raportimeve të Veriu.info

Arrestohet në Maqedoni pronari i “Sante Plus”, spitali i tij u mbyll në Kosovë pas raportimeve të Veriu.info
30/10/2026 - 18:53

Pronari i rrjetit spitalor “Sante Plus”, Bilal Kara, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, pas më shumë se një viti në kërkim nga autoritetet shqiptare. Bashkë me të...

Më shumëDetails

Policia në Pejë me drejtor të ri të përkohshëm pas suspendimit të Agron Hasanajt

Policia në Pejë me drejtor të ri të përkohshëm pas suspendimit të Agron Hasanajt
30/10/2026 - 18:26

Major Mirsad Kelmendi është caktuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Ai vjen në këtë pozitë pas zhvillimeve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • U.D. Kryeprokurorja e sapoemëruar ishte prokurore në rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajazitajt, reagon ashpër vëllai i të ndjerës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë