Dolce është një nga personazhet më të komentuara të mediave rozë. Ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ish-banorja e BBVK4 prej kohësh është komentuar për një lidhje të mundshme dashurie, të cilën deri më tani kishte arritur ta mbante larg syrit të publikut.
Por sot ajo ka habitur ndjekësit, duke zbuluar publikisht personin me të cilin është në lidhje.
Dolce ka publikuar disa fotografi të realizuara në ashensor, ku shfaqet në momente intime me partnerin e saj.

Fotografitë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke i dhënë fund misterit rreth jetës së saj sentimentale. /IndeksOnline/
















