Një person ka kanosur zyrtarët policorë dje në mesditë në Lipjan, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se duke i shqiptuar një gjobë për mosrespektim të masave anti covid, i dyshuari mashkull nuk ishte përmbajtur dhe kishte kanosur dy zyrtarët policorë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Veriu.info
Raporti i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dy zyrtarët policorë të cilët ishin duke i shqiptuar një gjobë për mosrespektim të masave anti covid. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.












