Avokati i doktorit Gëzim Berisha, i cili u ndalua gjatë fundjavës nën dyshimin për dhunë në familje, ka reaguar duke mohuar pretendimet ndaj klientit të tyre.
Përmes një reagimi, avokati i Gëzim Berishës, Qëndrim Arifaj ka kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak, duke pretenduar se ajo nuk mbështetet në provat e rastit.
“Dr. Gëzim Berisha i mohon kategorikisht të gjitha pretendimet për ushtrim të dhunës apo keqtrajtim”, ka thënë Arifaj.













