
Një muaj paraburgim është vendosur ndaj ish të fejuarit të 19-vjeçares nga Mitrovica, e cila është vetëvrarë më 8 shtator të këtij viti.
Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nusret Hoxha.
Ai ka shtuar se i dyshuari akuzohet për veprën penale shtytje në vetëvrasje.
E ëma e B.Y. në një intervistë për Klan Kosovën e ka akuzuar edhe familjen e ish të fejuarit të së bijës për shtyrjen në vetëvrasje.
Ajo ka thënë se vajza e saj kishte dhunë fizike dhe psiqike nga ish i fejuari, po ashtu edhe nga vjehrra e saj.











