Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shifrat në buxhet nuk ua ndryshojnë jetën qytetarëve”, Mustafa kritikon Qeverinë për buxhetin

03/11/2026 - 13:41
në Lajme
A A
Mustafa i PDK-së: Detyrimi për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje – dëshmi e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç tha shkeljen e vazhdueshme të afateve ligjore dhe dështimin në realizimin e investimeve kapitale të planifikuara në buxhet.

Mustafa tha se mosrespektimi i afateve ligjore është shndërruar në praktikë të kësaj qeverisjeje, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të rrezikshme për rendin juridik në Kosovë.

“Fillimisht duhet të potencuar faktin që kemi të bëjmë përsëri me një shkelje të afateve ligjore, gjë që u shndërrua në një praktikë të kësaj qeverisjeje, një praktikë që në vazhdimësi i sfidon ligjet, i sfidon afatet ligjore dhe mendoj që është praktikë e papranueshme dhe e rrezikshme për rendin juridik në Kosovë. Për shkak se ligjet, afatet ligjore që janë nxjerrë nga ky Kuvend i Republikës së Kosovës janë nxjerrë për t’u zbatuar dhe nuk janë në diskrecion të qeverisë për të vendosur se cilin e afat e respekton dhe cilin e afat nuk e respekton. Për sa i përket buxhetit, kemi të bëjmë me një qeveri që është shumë e zëshme në fazën e propozimit të buxhetit, mirëpo pastaj është shumë e heshtur kur vjen koha për të dhënë përgjegjësi për zbatimin e buxhetit. Pra, buxheti si dokument është një planifikim. Mund të vendosësh çfarëdo shifra në buxhet, por aty nuk i ndryshojnë jetën e qytetarit. Jeta e qytetarit ndryshohet kur zbatohen politika të duhura që rrjedhin edhe nga ai buxhet”, tha Mustafa për eo.

Deputeti i PDK-së ka theksuar se këtu kemi të bëjmë me një qeveri e cila në vazhdimësi ka propozuar shuma, vlera pompoze në buxhet, mirëpo pastaj kemi pasur, bëjmë me dështime të vazhdueshme në implementimin e atij buxheti.

“Flasim për investime kapitale në vlerë prej 1 miliard euro. Përfshirja e 1 miliard eurove në buxhet nuk nënkupton 1 miliard euro investime nëse ato projekte nuk zbatohen. Shohim që për këtë vit, deri në shtator, janë zbatuar më pak se 30% e investimeve kapitale të planifikuara për vitin 2026. Pra, kemi të bëjmë me mungesë të aftësive, me dështim të vazhdueshëm të kësaj qeverie për të zbatuar atë që e planifikon në buxhet. Në buxhet mund të planifikosh edhe 1 miliard, mund të planifikosh edhe 2 miliard euro investime, por pyetja është se a po realizon ato. Dhe në këto planifikime prej 1 miliard euro janë edhe projekte, siç është Autostrada e Gjilanit, rrugë të tjera, të cilat nuk po përfundojnë asnjëherë. Dhe ato figurojnë në atë buxhet, kanë figuruar edhe para një viti, kanë figuruar edhe para dy viteve, mirëpo nuk është zbatuar. Dhe ne do të shohim, do ta shohim me kujdes dokumentin kur të na vjen për diskutim dhe sigurisht do t’ju japim opinione edhe më të detajuara lidhur me buxhetin”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, në mbledhjen e nëntë të saj. Kryeministri Albin Kurti foli në një mbledhje të Qeverisë për “performancë të jashtëzakonshme të të hyrave”.

Kurti tha se për vitin 2027, “buxheti i projektuar parasheh nivelin prej 4.27 miliardë euro”, që tha se është “për 200 milionë euro më i lartë sesa buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe për 300 milionë euro më i lartë sesa buxheti bazë i vitit 2026”.

Ai tha se po e bënë qëndrueshmërinë fiskale “duke e mbajtur deficitin dhe borxhin publik në nivelet më të ulëta historikisht”.

JU REKOMANDOJMË

Kryeprokurori takon familjen e Astrit Deharit: Ky rast duhet të trajtohet me seriozitet e profesionalizëm

Kryeprokurori takon familjen e Astrit Deharit: Ky rast duhet të trajtohet me seriozitet e profesionalizëm
03/11/2026 - 15:10

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special Bekim Kodraliu, janë takuar me familjen e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili vdiq më 5...

Më shumëDetails

Deputeti Paris Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!

Deputeti Paris Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!
03/11/2026 - 14:41

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve në rastin e Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, lidhur...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta kundër Albin Kurtit, protestuesit pritet të mblidhen edhe sot në shesh

Vazhdon protesta kundër Albin Kurtit, protestuesit pritet të mblidhen edhe sot në shesh
03/11/2026 - 14:21

Organizatori i protestës kundër Albin Kurtit, Durim Aliu ka njoftuar qytetarët se sot, ditë e martë, do të protestohet sërish nga ora 16:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë....

Më shumëDetails

Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit
03/11/2026 - 14:13

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë. Lajmin e...

Më shumëDetails

Pesë lokacione u bastisen, tre veta u arrestuan, policia publikon pamjet nga aksioni ndërkombëtar ndaj ‘call center’

Pesë lokacione u bastisen, tre veta u arrestuan, policia publikon pamjet nga aksioni ndërkombëtar ndaj ‘call center’
03/11/2026 - 14:01

Një qendër thirrjesh në Kosovë është bastisur në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal të dyshuar për mashtrime me investime online, ku humbjet e viktimave...

Më shumëDetails

Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij
03/11/2026 - 13:17

Gjykata Themelor në Gjilan ka caktuar tashmë masën e paraburgimit ndaj Brahim Demirit, i dyshuar për vrasjen e të birit, të dielën, në shtëpinë e tyre në fshatin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    371 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë