Organizatori i protestës kundër Albin Kurtit, Durim Aliu ka njoftuar qytetarët se sot, ditë e martë, do të protestohet sërish nga ora 16:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Protesta e qytetarit Aliu vjen si pasojë e pakënaqësive të tij nën udhëheqjën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me kushtet dhe koston e lartë të jetesës vitet e fundit, kësisoj organizatori dhe të tjerët që u bashkangjitën në protestë të dielen më 1 nëntor thirrje kryesore kishin dorëheqjën e Albin Kurtit.
Pas disa publikimeve në rrjete sociale lidhur me pjesëmarrjën e vogël në numër nga qytetarët, organizatori ka shkruar se protesta e tyre nuk ishte çështje numrash e as çështje partish dhe ajo nuk mund të matet me numra sepse sipas tij ky është vetëm fillimi, ndërsa zëri i qytetarëve tha ai nuk shuhet me një protestë.
Ai tha se Albin Kurtin nuk e shqetëson protesta e 50 vetave, pasi që të njejtin nuk e ka shqetësuar as largimi i 200 mijë vetave nga vendi që nga viti 2021.
Poashtu, Aliu ka inkurajuar qytetarët të vijnë dhe të mos dekurajohen nga linçimet që po bëhen nga partia në pushtet dhe tentimi i tyre për të demotivuar protestuesit sipas tij shprehin frikën që pushteti ka ndaj pjesës së popullit që nuk ua ka nevojën e as frikën.
Postimi i Durim Aliut:
PROTESTA E PARË U MBAJT!
Sot dolëm për të ngritur zërin kundër gjendjes në të cilën është katandisur vendi ynë.
Nuk ishte çështje numrash, as çështje partish. Ishte çështje dinjiteti, përgjegjësie dhe të ardhmes së Kosovës.
Disa mundohen ta matin protestën me numra, por ne e dimë pse dolëm dhe çfarë kërkojmë: DORËHEQJEN E ALBIN KURTIT!
Kjo ishte vetëm fillimi. Zëri i qytetarëve nuk shuhet me një protestë.
📢 TË MARTËN, NË ORËN 16:00, VAZHDOJMË!
REPUBLIKA ËSHTË E QYTETARËVE!














