Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti Paris Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!

03/11/2026 - 14:41
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti Paris Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve në rastin e Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, lidhur me ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Deputeti Guri ka bërë të ditur se ditëve në vijim do t’i bëj publike edhe dëshmitë e dhëna para Prokurorisë nga vetë punonjësit e kësaj Ministrie, dëshmi tronditëse, që e bëjnë të pakuptueshëm vendimin për pushimin e hetimeve, sipas tij.

Postimi i plotë:

As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!

Sot kam dorëzuar ankesën kundër vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve në rastin e Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, lidhur me ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë.

Gjatë ditëve në vijim do t’i bëj publike edhe dëshmitë e dhëna para Prokurorisë nga vetë punonjësit e kësaj Ministrie. Dëshmi tronditëse, që e bëjnë të pakuptueshëm vendimin për pushimin e hetimeve!

Sot kam dorëzuar gjithashtu edhe padinë për shpifje kundër Faton Pecit, për akuzat e tij publike ndaj meje, të cilat, përveçse janë të pavërteta, janë edhe trillime që vetëm një mendje me një hall të madh mund t’i bëjë.

Kush ka prova, le t’i paraqesë para drejtësisë. Kush shpif, le të mbajë përgjegjësi, prapë para drejtësisë.

Nëse dikush mendon se me sulme personale mund të më ndalë të kërkoj llogari për paranë publike, e ka gabim rëndë.

Unë nuk hesht. Nuk tërhiqem. Nuk zmbrapsem.

Paraja publike nuk është pronë private e askujt. E vërteta nuk mbulohet me shpifje.

Kjo çështje nuk përfundon këtu!

JU REKOMANDOJMË

‘‘Organizatë dinamike’’, Policia konfirmon ndryshimet në udhëheqje, këta janë të emëruarit

‘‘Organizatë dinamike’’, Policia konfirmon ndryshimet në udhëheqje, këta janë të emëruarit
03/11/2026 - 16:23

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për ndryshime të shumta në udhëheqjen e Policisë së Kosovës. Nga ky institucion, është thënë se PK’ja, është organizatë dinamike dhe në...

Më shumëDetails

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit, kapin vlerën e 2,400 eurove

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit, kapin vlerën e 2,400 eurove
03/11/2026 - 15:56

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka zbuluar mallra të padeklaruara në...

Më shumëDetails

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia
03/11/2026 - 15:50

Organizatori i protestës kundër kryeministrit Albin Kurti, Durim Aliu, ka konfirmuar për Ekonomia Online se protesta e paralajmëruar për sot është anuluar. Aliu ka bërë të ditur se...

Më shumëDetails

Kryeprokurori takon familjen e Astrit Deharit: Ky rast duhet të trajtohet me seriozitet e profesionalizëm

Kryeprokurori takon familjen e Astrit Deharit: Ky rast duhet të trajtohet me seriozitet e profesionalizëm
03/11/2026 - 15:10

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special Bekim Kodraliu, janë takuar me familjen e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili vdiq më 5...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta kundër Albin Kurtit, protestuesit pritet të mblidhen edhe sot në shesh

Vazhdon protesta kundër Albin Kurtit, protestuesit pritet të mblidhen edhe sot në shesh
03/11/2026 - 14:21

Organizatori i protestës kundër Albin Kurtit, Durim Aliu ka njoftuar qytetarët se sot, ditë e martë, do të protestohet sërish nga ora 16:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë....

Më shumëDetails

Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit
03/11/2026 - 14:13

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë. Lajmin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    371 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë