“Nuk isha në fletëvotim dhe, nëse do të isha, do të kishim fituar me një diferencë të madhe! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi presidenti amerikan.
Megjithatë, në një intervistë për gazetën The New York Times, pas fitoreve të demokratëve në disa gara për Senatin, Trump deklaroi se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me kundërshtarët politikë.
“Ne, e dini, mezi presim të punojmë me ta. Ndoshta do të gjejmë një zgjidhje”, u shpreh Trump.
Presidenti gjithashtu bëri të ditur se nuk kishte ndërmend të kundërshtonte rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, pavarësisht humbjeve të republikanëve në disa prej garave kryesore.














