Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla për mungesën e uniformave: Procedurat e prokurimit nuk do ta ndalin zhvillimin e Policisë së Kosovës

06/11/2026 - 17:41
në Lajme
A A
Sveçla për mungesën e uniformave: Procedurat e prokurimit nuk do ta ndalin zhvillimin e Policisë së Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e Kosovës, duke theksuar se as procedurat administrative e as ato të prokurimit nuk do ta pengojnë zhvillimin e institucionit.

Komentet e tij vijnë në kohën kur Policia e Kosovës është përballur me mungesë të uniformave për zyrtarët policorë.

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të policëve të rinj, Sveçla tha se policët nuk do të jenë vetëm në ushtrimin e detyrës së tyre dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes institucionale.

“Dua t’ju siguroj se në këtë rrugëtim nuk do të jeni vetëm. Mbështetja jonë për Policinë e Kosovës dhe për secilin prej jush do të vazhdojë. Si Qeveri kemi mbështetur në vazhdimësi Policinë e Kosovës me qëllim që të keni kushtet, mundësitë dhe përkrahjen e nevojshme për ta kryer sa më mirë detyrën tuaj”, tha Sveçla.

Ai bëri të ditur se buxheti për Policinë e Kosovës është rritur nga 109 në 173 milionë euro, ose rreth 60 për qind, ndërsa sipas tij, gjatë pesë viteve të fundit për Policinë janë alokuar dhe shpenzuar gjithsej 732 milionë euro.

Duke iu referuar çështjes së furnizimit dhe procedurave të prokurimit, Sveçla u shpreh se ato nuk do ta pengojnë përkushtimin e Qeverisë ndaj Policisë.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë procedura administrative e të prokurimit që do ta ndalin përkushtimin tonë dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës”, deklaroi ai.

Sveçla shtoi se eprorët dhe menaxhmenti policor duhet të sigurohen që mbështetja e ofruar nga Qeveria të reflektohet në efikasitetin e punës së zyrtarëve policorë.

“Suksesi juaj në shërbim të qytetarëve është edhe përgjegjësi dhe synim i yni i përbashkët”, përfundoi ministri në detyrë.

JU REKOMANDOJMË

Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim

Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim
06/11/2026 - 18:41

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt u ndërpre të premten, pas mospajtimeve për përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në listën e institucioneve...

Më shumëDetails

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë
06/11/2026 - 18:27

Kryesia e Kuvendit, do e mbajë mbledhjen e radhës të hënën duke filluar ora 11:00. Në rend të ditës ndër tjerash është edhe propozimi i rendit të ditës...

Më shumëDetails

Bajrami: Mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës morën leje qëndrimi në BE për pesë vjet, derisa Kurti mburret me vendet e reja të punës

Bajrami: Mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës morën leje qëndrimi në BE për pesë vjet, derisa Kurti mburret me vendet e reja të punës
06/11/2026 - 18:13

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se përderisa ai mburret me krijimin e 85 mijë vendeve të reja...

Më shumëDetails

Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të

Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
06/11/2026 - 18:03

Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të. Me këtë rast, kadetët kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë...

Më shumëDetails

Rasti i Arlinda Zekaj/ Ramadani: VV s’lejoi që zyra e Kurtit të përfshihej në listën e institucioneve prej të cilave Komisioni do të kërkonte dëshmi

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
06/11/2026 - 18:00

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj, Burim Ramadani ka njofruar se VV nuk lejoi që Zyra e Kryeministrit të përfshihej në listën...

Më shumëDetails

Kurti me porosi për policët e rinj: Integriteti dhe profesionalizmi mbi të gjitha

Kurti me porosi për policët e rinj: Integriteti dhe profesionalizmi mbi të gjitha
06/11/2026 - 17:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës ku ka bërë të ditur se në këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë