Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim

06/11/2026 - 18:41
në Lajme
A A
Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt u ndërpre të premten, pas mospajtimeve për përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në listën e institucioneve nga të cilat komisioni do të kërkojë dokumente dhe dëshmi.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani nga Aleanca, tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kundërshtuan përfshirjen e ZKM-së edhe pas një pauze pesëminutëshe.

“Për këtë arsye, e ndërpreva mbledhjen. Përballë kësaj bllokade, nuk kishte kuptim të vazhdohej mbledhja”, deklaroi Ramadani. Ai bëri të ditur se mbledhja e radhës do të mbahet të hënën dhe i bëri thirrje LVV-së ta rishikojë qëndrimin.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha se Zyra e Kryeministrit nuk ia ka dorëzuar komisionit dy raportet e kërkuara për rastin. Ai kërkoi që komisioni të mund të marrë dokumente dhe prova nga çdo institucion që mund të kontribuojë në zbardhjen e rastit.

“U bëj thirrje deputetëve të shumicës parlamentare të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë në zbardhjen e të gjithë zinxhirit të dështimeve institucionale që përfundoi me vrasjen e një gruaje”, deklaroi Rrahmani.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, shprehu shqetësim se ndasitë politike po pengojnë punën e komisionit. Ajo tha se plani i veprimit që ka propozuar parasheh shqyrtimin e përgjegjësive nga zyrtarët që e kanë trajtuar rastin deri te drejtuesit institucionalë dhe niveli politik.

“Është shumë e rëndësishme që Komisioni hetimor i tillë të funksionojë, nuk duhet të politizohet. Një ministër mund të jetë i shkëlqyeshëm në performancë, por nëse ndodh një rast tragjik, nëse nuk ka përgjegjësi penale e ka përgjegjësi morale”, tha Kabashi-Ramaj.

Në mbledhje, ajo ngriti edhe çështjen e raporteve që komisioni i kishte kërkuar deri të mërkurën, më 4 nëntor, dhe që, sipas saj, ende nuk ishin dorëzuar. Kabashi-Ramaj kërkoi që komisioni të evidentojë zyrtarisht institucionet që nuk kanë raportuar, t’u kërkojë sqarime me shkrim dhe të caktojë një afat të ri, të shkurtër, për dorëzimin e dokumenteve.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
06/11/2026 - 19:12

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka diskutuar për punën...

Më shumëDetails

Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
06/11/2026 - 19:07

Dje në media është raportuar për një skandal brenda bankës komerciale “Raiffeisen”, ku një punonjës i bankës dyshohet se është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare të Përparim...

Më shumëDetails

Diplomimi i policëve të rinj, shihen kapela të ndryshme gjatë ceremonisë

Diplomimi i policëve të rinj, shihen kapela të ndryshme gjatë ceremonisë
06/11/2026 - 18:53

Përgatitja për ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj është përcjellë me raportime të shumta në media. Janë publikuar edhe biseda brenda grupeve të Policisë, ku flitej për...

Më shumëDetails

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur rreth 270 euro, i dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur rreth 270 euro, i dorëzon në polici
06/11/2026 - 18:47

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, qytetari A. Gashi nga Ferizaj ka gjetur një shumë prej 264.40...

Më shumëDetails

E rëndë: 22 vjeçari A.H. humb jetën pasi ra nga lartësia me motoçikletë me katër rrota

E rëndë: 22 vjeçari A.H. humb jetën pasi ra nga lartësia me motoçikletë me katër rrota
06/11/2026 - 18:44

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë me motoçikletën me katër rrota...

Më shumëDetails

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë
06/11/2026 - 18:27

Kryesia e Kuvendit, do e mbajë mbledhjen e radhës të hënën duke filluar ora 11:00. Në rend të ditës ndër tjerash është edhe propozimi i rendit të ditës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë