E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se në takim është theksuar rëndësia e ruajtjes së një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe misionit të NATO-s në Kosovë për çështjet e sigurisë
4 mijë euro detyrime të shmangura, por kush e garanton sigurinë e pacientëve? Dogana zbulon parregullsi në Vërmicë, dyshime për injeksionet estetike “REJURAN”
Nuk është vetëm çështje e 4 mijë eurove që dyshohet se u tentua t’i shmangeshin shtetit. Pas një njoftimi të Doganës së Kosovës për deklarim të pasaktë të...
Më shumëDetails











