Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sami Lushtaku akuzon rëndë Albin Kurtin: “E ndihmoi Gjykatën Speciale, gjithmonë i frikësohej Thaçi e Veselit”

07/11/2026 - 13:45
në Lajme
A A
Sami Lushtaku akuzon rëndë Albin Kurtin: “E ndihmoi Gjykatën Speciale, gjithmonë i frikësohej Thaçi e Veselit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandant i UÇK-së, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ai e ka dëshiruar dhe ndihmuar Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një intervistë për Media 60, Lushtaku ka thënë se Vetëvendosje ka përfituar politikisht nga burgosja e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

– Advertisement –

“Unë mendoj që Albin Kurti e ka ndihmu dhe dëshiru Gjykatën Speciale, sepse gjithmonë e ka pasur frikë Hashim Thaçin, Kadri Veselin. Ai e ka thënë edhe publikisht: ‘Shko Hashim në Hagë’”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka pretenduar se mungesa e ish-krerëve të UÇK-së në skenën politike i ka sjellë përfitime Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka kritikuar edhe individë që, sipas tij, kanë mbështetur proceset kundër tyre.

Lushtaku ka përdorur edhe shprehjen “argatët e Serbisë”, duke pretenduar se persona të tillë veprojnë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Në këtë kontekst, ka përmendur edhe ministren Donika Gërvalla.

Kritika ka pasur edhe për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndaj të cilit Lushtaku ka shprehur zhgënjim.

“Kam pasur konsideratë për Ramën, por sot e kam zero”, ka thënë ai.

Duke kritikuar emërimet në pozita të rëndësishme në Shqipëri, Lushtaku është shprehur:

“Vendosja e njerëzve që kanë çuar ujë te mulliri i Serbisë, nuk po e kuptoj zotin Rama”.

Ai ka kritikuar gjithashtu politikën e Albin Kurtit ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke e akuzuar për përkeqësimin e marrëdhënieve me këto shtete.

Përtej zhvillimeve politike, Lushtaku ka rrëfyer edhe përvojat e tij nga lufta dhe kujtimet për bashkëluftëtarët e rënë.

Ai ka treguar se edhe sot viziton varret e tyre, ndonjëherë në orët e vona të natës.

“Shkoj në 3 të natës të vizitoj shokët e rënë në luftë”, ka rrëfyer ai.

“Lufta e UÇK-së nisi me 7-8 veta”, ka deklaruar Lushtaku, duke kujtuar fillimet e organizimit të luftës çlirimtare.

Në intervistë, ai është ndalur edhe te dhuna seksuale gjatë luftës, duke përmendur vlerësimin prej 20 mijë grave të dhunuara dhe duke kritikuar institucionet për mungesën e evidentimit të plotë të viktimave.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
07/11/2026 - 13:16

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit në Hagë, ka thënë se disa marrëveshje veçse...

Më shumëDetails

“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron” – vazhdon protesta për drejtësi për Arlindën

“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron” – vazhdon protesta për drejtësi për Arlindën
07/11/2026 - 13:09

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë në kuadër të protestës mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale. Protestuesit kanë marshuar...

Më shumëDetails

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, e kishte të fshehur në hapësirën e airbag-ut në veturë

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, e kishte të fshehur në hapësirën e airbag-ut në veturë
07/11/2026 - 12:54

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi Policia e Shtetit ka zbuluar 5.860 gramë kokainë të fshehur në një ndarje të posaçme në veturën me të cilën...

Më shumëDetails

“Gjumi s’ka me ju marrë”, protestuesit kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn

“Gjumi s’ka me ju marrë”, protestuesit kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn
07/11/2026 - 12:51

Ka nisur protesta në Prishtinë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj. Protesta ka nis në ora 12:00,...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin
07/11/2026 - 12:08

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Adjutanti i...

Më shumëDetails

Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Është e rëndësishme të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë

Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Është e rëndësishme të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
07/11/2026 - 11:41

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.Lajmi është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë