Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy lokacione në Mitrovicë Veri ku zhvilloheshin lojëra të fatit-bixhozit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar telefona, llaptop, dokumente dhe pajisje tjera që mundësojnë organizimin e lojërave të bixhozit.
Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”.
Lidhur me këto raste janë shoqëruar në Stacionin Policor katër persona të cilët janë intervistuar dhe më pas me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit janë liruar, ndërsa të dy lokalet janë mbyllur nga ana e Inspektoratit sanitar.














