Sot del para Gjykatës Themelore në Pejë ish bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Seanca fillon në ora 11:00 dhe do të mbahet pa praninë e publikut pasi kështu është vendosur më 10 nëntor.
Vendimi për përjashtimin e publikut është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës private dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, veçanërisht të një fëmije të mitur të përfshirë në këtë çështje.
Në mesin e materialeve që do të shqyrtohen janë deklarimet e të pandehurit dhe palës së dëmtuar, raportet e bashkëbisedimeve me fëmijën e mitur, raporti psikologjik dhe video-incizimet që gjenden në shkresat e lëndës.













