Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK s’mbështet iniciativa që s’mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

12/11/2026 - 10:46
në Lajme
A A
Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë përmbysjen e vetos së presidentes për ligjin, nëse synimi është që në Kuvend të rikthehet dhe të miratohet i njëjti ligj.

Osmani ka thënë se qëndrimi i LDK-së do të varet edhe nga përmbajtja e asaj që do të sillet në Kuvend, por ka theksuar se partia e saj, në parim, është kundër një nisme të tillë.

“Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në Kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për, për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atëhershme, por edhe për arsye shtesë, të cilat do t’i prezantojmë sot në seancë, në qoftë se na jepet një mundësi e tillë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse synimi është përmbysja e vetos së presidentes apo një iniciativë e re ligjore për ndryshimin e ligjit. Megjithatë, sipas saj, LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk japin kontribut real në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Osmani ka kritikuar, siç i ka cilësuar, iniciativat që krijojnë pritje të rreme, duke thënë se energjia e institucioneve është dashur të përqendrohet në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

“Ju e dini që në parim LDK-ja nuk është pro iniciativave, të cilat në fakt, në esencë nuk arrijnë asgjë në mbrojtje të së vërtetës historike të Republikës së Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, por thjesht krijojnë pritje të rreme. Dhe, në vend se e gjithë energjia e shtetit të fokusohej deri tani në mbrojtjen e kësaj të vërtete historike, sidomos ndërkombëtarisht, ne shohim që, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga vendimi, nuk e kemi asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare, ku para syve të botës do të mbrohej e vërteta historike e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Ish-presidentja ka theksuar se, sipas saj, mungon edhe një prezantim i koordinuar shtetëror në platformat e rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e historisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi asnjë prezantim, po flas për krejt shtetëror, por edhe përfaqësues të ndryshëm të partive politike. Sepse unë kam folur edhe për The New York Times, edhe në platforma të rëndësishme ndërkombëtare nga 16 shtatori e tutje, për ta mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës. Por, ndërkohë që shteti është dashur të fokusohej në mbrojtjen e kësaj të vërtete, ne kemi iniciativa të cilat as nuk janë në përputhje me Kushtetutën, as nuk janë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka paralajmëruar se iniciativa të tilla, sipas vlerësimit të saj, mund ta dëmtojnë edhe më shumë kauzën e mbrojtjes së së vërtetës historike të Kosovës, sidomos në prag të procedurës së apelit.

“Madje-madje, më shumë e dëmtojnë edhe vetë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës, sidomos para procedurës në apel. Dhe besoj shumë që i dëmtojnë edhe vetë krerët e UÇK-së, të cilët duhet të mbrohen në apel me argumente juridike dhe argumente të fuqishme juridike, të cilat natyrisht që kanë rëndësi”, ka deklaruar ajo.

Osmani është ndalur edhe te kritikat dhe etiketimet ndaj LDK-së për qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje. Ajo ka thënë se partia i ka paraqitur qëndrimet në mënyrë parimore, por është përballur me akuza të papranueshme, duke përmendur edhe vendosjen e emrave të përfaqësuesve të LDK-së pranë njerëzve të Serbisë.

“LDK-ja të gjitha këto qëndrime i ka dhënë në mënyrë parimore. Fatkeqësisht, për këtë qëndrim parimor është goditur, është njollosur në mënyrën më të papranueshme të mundshme, duke vendosur edhe emrat tanë pranë njerëzve të Serbisë, gjë që ka qenë etiketim i papranueshëm”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vërtetën historike të vendit, por njëkohësisht nuk do të lejojë, sipas saj, cenimin e dinjitetit të njerëzve të LDK-së dhe familjeve të veprimtarëve të saj.

“Ne do ta mbrojmë të vërtetën historike të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ne nuk i kërkojmë leje askujt, askujt, që të mbrojmë edhe dinjitetin e njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të familjeve të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët në të kaluarën janë vrarë, janë torturuar dhe janë etiketuar si bashkëpunëtorë vetëm e vetëm pse i kanë qëndruar besnikë presidentit tonë historik”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë se mbrojtja e së vërtetës historike të UÇK-së dhe e dinjitetit të veprimtarëve të LDK-së nuk janë qëndrime kundërshtuese, por plotësuese të njëra-tjetrës.

“Prandaj, për ta mbrojtur edhe këtë të vërtetë dhe për ta mbrojtur të vërtetën e UÇK-së, mendojmë që këto nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto janë plotësuese, siç ka qenë binomi presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti, kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari”, shtoi Osmani.

 

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet “biznesmeni” Rinor Konjusha që dyshohet për zhvatjen e mbi 100 mijë eurove të Telekomit

Arrestohet “biznesmeni” Rinor Konjusha që dyshohet për zhvatjen e mbi 100 mijë eurove të Telekomit
12/11/2026 - 10:41

Këtë të mërkurë është arrestuar biznesmeni Rinor Konjusha i shpallur në kërkim tash e 4 vite si i dyshuar për mashtrim ndaj Telekomit të Kosovës. Konjusha, 32-vjeç, ishte...

Më shumëDetails

Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet

Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet
12/11/2026 - 10:36

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht ndryshimeve apo variantit që mund të propozohet. Në një prononcim për media, Haradinaj tha se...

Më shumëDetails

A është në rend dite Ligji për Specialen – flet kryetarja Haxhiu

A është në rend dite Ligji për Specialen – flet kryetarja Haxhiu
12/11/2026 - 10:26

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për Ligjin për Specialen duke treguar se ai nuk është sot në rendin e ditës, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së: Do ta mbështesim rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin e Speciales

PDK dhe LVV dakordohen për Ligjin e Speciales, pritet të votohet sot – më pas nis amendamentimi
12/11/2026 - 10:21

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar në Komisionin për Legjislacion se grupi parlamentar i LVV-së do ta mbështesë rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin për...

Më shumëDetails

PDK dhe LVV dakordohen për Ligjin e Speciales, pritet të votohet sot – më pas nis amendamentimi

PDK dhe LVV dakordohen për Ligjin e Speciales, pritet të votohet sot – më pas nis amendamentimi
12/11/2026 - 10:16

PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që Ligji për Dhomat e Specializuara të votohet sot në Kuvend në përmbajtjen aktuale, ndërsa menjëherë pas votimit të nisë procesi...

Më shumëDetails

Komisioni shqyrton Ligjin për Specialen, Deliu: Ta rivotojmë sot ashtu siç është, LVV konsideron se s’lejohet amendamentimi i tij

Komisioni shqyrton Ligjin për Specialen, Deliu: Ta rivotojmë sot ashtu siç është, LVV konsideron se s’lejohet amendamentimi i tij
12/11/2026 - 10:14

Komisioni parlamentar për Legjislacion po shqyrton futjen në “procedurën e përshtatshme” për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Anëtarja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë