Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Uniformat e Policisë përplasin Ganimete Musliun dhe ministrin Sveçla

12/11/2026 - 12:57
në Lajme
A A
Uniformat e Policisë përplasin Ganimete Musliun dhe ministrin Sveçla
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë përplasur në Kuvendin e Kosovës lidhur me çështjen e uniformave dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës.

Gjatë debatit, Musliu ka kritikuar Sveçlën, duke thënë se përgjegjësia për këtë çështje është personale e tij. Ajo ka ngritur shqetësime edhe për mënyrën se si është menaxhuar buxheti dhe janë krijuar kushtet për pjesëtarët e Policisë.

Në përgjigjen e tij, Sveçla ka thënë se ai është faktori i fundit që verifikon nëse procedurat janë ndjekur sipas rregullave, ndërsa përgjegjësia për procesin e prokurimit i takon departamentit përkatës të mbështetjes. “Unë jam faktori i fundit që bëj verifikimin nëse procedurat janë ndjekur sipas rregullave. Përgjegjësia për këtë proces është te departamenti përkatës i mbështetjes.

Prandaj, duhet të jetë jashtëzakonisht e qartë se unë nuk merrem me detajet e një procesi të prokurimit”, ka deklaruar Sveçla. Ai ka shtuar se nuk ia ka ndryshuar rolin Policisë së Kosovës, por ka rritur mbështetjen ndaj saj, përfshirë atë financiare. Ndërkaq, Musliu ka kundërshtuar këtë arsyetim, duke thënë se në të kaluarën Policia ka pasur buxhet më të vogël, por nuk ka pasur ankesa për mungesë të uniformave, pajisjeve dhe kapelave.

“Ka pasur buxhet më të vogël, por nuk kemi pasur asnjë polic që është ankuar për mungesë të uniformave, pajisjeve apo kapelave. Ju po paraqitni buxhetin në letër, ndërsa ne synojmë që buxhetin ta realizojmë në praktikë, duke krijuar kushte më të mira për punë për policët”, ka thënë Musliu.

JU REKOMANDOJMË

Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë

Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë
12/11/2026 - 12:31

Andi Pajaziti dhe Dibran Hoxha i njohur si Kobra, janë rrahur mes vete në Burgun e Sigurisë së Lartë. Një lajm të tillë për Insajderi e ka konfirmuar...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen përplas Haxhiun dhe Çitakun – “Mos e prish tani”

Ligji për Specialen përplas Haxhiun dhe Çitakun – “Mos e prish tani”
12/11/2026 - 12:25

Pas miratimit të mocionit të PDK-së për futjen në rendin e ditës së Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në Kuvend...

Më shumëDetails

Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell në gjykatë ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell në gjykatë ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
12/11/2026 - 12:09

Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i cili akuzohet për kanosje ndaj saj....

Më shumëDetails

Zhvillimi i fundit nga Kuvendi: Ligji për Specialen në rend dite

Zhvillimi i fundit nga Kuvendi: Ligji për Specialen në rend dite
12/11/2026 - 11:43

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të kësaj partie ka propozuar në Kuvend ndryshimin e rendit të ditës, për të përfshirë Ligjin për...

Më shumëDetails

Nën masa të rrepta sigurie nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Nën masa të rrepta sigurie nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje
12/11/2026 - 11:40

Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i cili akuzohet për kanosje ndaj saj....

Më shumëDetails

Ironia e Gurit ndaj ministres Rizvanolli: Prej që je ministre, çdo nëntor na paralajmëron se do të kemi dimër të vështirë

Ironia e Gurit ndaj ministres Rizvanolli: Prej që je ministre, çdo nëntor na paralajmëron se do të kemi dimër të vështirë
12/11/2026 - 11:20

Deputeti i LDK’së, Paris Guri, i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, pas deklaratës së kësaj të fundit se Kosovën e pret një dimër i vështirë sa i përket...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë