Deputeti i LDK’së, Paris Guri, i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, pas deklaratës së kësaj të fundit se Kosovën e pret një dimër i vështirë sa i përket aspektit energjetik.
Guri ka thënë se Rizvanolli prej që është ministre, secilin nëntor, paralajmëron që do të ketë dimër të vështirë.
Ai ka thënë se ministrja në vend të përgatitjes së deklarimeve, do të duhej që të punonte gjatë verës dhe vjeshtës që rryma të mos shtrenjtohet në dimër.
“Prej që është ministre, del me paralajmërime që rryma ka me qenë e shtrenjtë”
“Detyra e ministres është që gjatë verës e vjeshtës mos me iu ardhë qajo faturë në dimër. E pa logjikshme qysh çdo nëntor prej që është ministre, del me paralajmërime që rryma ka me qenë shumë e shtrenjtë në dimër”
“Është dashtë me punu që rryma mos me qenë e shtrenjt”, ka thënë Guri.














