Një rrahje ka ndodhur sot në Vushtrri, ku dy persona janë sulmuar nga dy të tjerë.
Veriu.info mëson se dy persona janë sulmuar fizikisht nga Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi janë në arrati, përderisa policia po vazhdon kërkimin e tyre.
Mësohet se të dëmtuarit janë duke u intervistuar në Stacion Policor.
“Dy të dëmtuarit kanë qenë duke ecur rrugës. Ibrahimi dhe Albini e kanë ndalë Urusit dhe ju kanë kap atyne. Më pas Gërbesht e kanë nxjerrë revolen dhe ka vazhdu me i sulmu të dëmtuarit”, ka thënë një burim i Veriu.info nga vendngjarja.
Ndryshe, Ibrahim Gërbeshi dhe anëtarë tjerë të kësaj familje vazhdimisht janë përfshirë në rrahje dhe dyshime për vepra të rënda penale në Vushtrri.
Video: Mitropol
Lexo lajme tjera të ngjajëshme:
Arrestohet Fatmir Gërbeshi – Liridon Osmani nuk gjen rehati nga familja Gërbeshi
Arrijnë në gjykatë 4 anëtarët e familjes Gerbeshi, prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit (Pamje)














