Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur në Kanal 10 për shkeljet të shumta në institucionet e nivelit lokal e qëndror, prej komunave e deri të Qeveria, transmeton Gazeta Online Veriu.info
Ish presidentja, Osmani këto shkelje që ka evidentuar nga institucioni i Auditorit të Përgjithshëm i ka quajtur si “marrja e zotit”.
“Raporti i auditorës së përgjithshme ka kontrolluar edhe nivelin qendror edhe atë lokal dhe është skandaloze se çka është gjetur, ka aq shume abuzim me taksat e qytetarëve, shumë shkelje ligjore një numër i madh i institucioneve në nivel lokal dmth shumica e komunave marrja e zotit, i kanë raportet skandaloze sa i përket shkeljeve. Kurse në nivel qendoror nga zyra e kryeministrit deri tek shumica dërrmuese e ministrive dhe ndërrmarjeve publike kanë shkelje enorme” ka thënë Osmani./Veriu.info













