Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë

13/11/2026 - 14:12
në Lajme
A A
Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar masa kufizuese ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të kompanisë BUQUKU SH.P.K. në Pejë, pasi në produktin “Suxhuk shtëpiak” është identifikuar prania e ADN-së së pulës, ndonëse në deklaracion figurojnë vetëm mishi dhe yndyra e lopës.

Sipas njoftimit të AUV-së, mostra është marrë nga inspektorët dhe është analizuar në laboratorin ALIMENTI-OMNILAB në Bullgari. Rezultatet kanë konfirmuar praninë e ADN-së së gjedhit dhe pulës, ndërsa ADN-ja e derrit nuk është detektuar.

Weelnes
AUV ka sqaruar se analiza konfirmon praninë e ADN-së së pulës, por nuk përcakton llojin, sasinë apo burimin e materialit të përdorur. Për këtë arsye, verifikimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse është përdorur mish pule i ndarë mekanikisht apo përbërës të tjerë me origjinë nga pula.

Pas rezultateve laboratorike, inspektorët kanë kryer kontroll zyrtar te kompania, ku janë bllokuar gjithsej 178 kilogramë produkte: 120 kilogramë suxhuk “Kalorik” dhe 58 kilogramë suxhuk shtëpiak. Po ashtu, është urdhëruar ndalimi i prodhimit të suxhukut dhe tërheqja e produkteve nga pikat e shpërndarjes.

AUV ka bërë të ditur se do t’i zgjerojë kontrollet për të verifikuar përbërjen e produkteve të tjera të mishit të këtij operatori, burimin dhe gjurmueshmërinë e lëndëve të para, procesin e prodhimit, kushtet e ruajtjes dhe përputhshmërinë e deklaracioneve me përbërjen reale.

Agjencia ka theksuar se gjetja laboratorike i referohet vetëm produktit “Suxhuk shtëpiak” të testuar dhe nuk nënkupton se e njëjta mospërputhje është konstatuar edhe në produktet e tjera të kompanisë.

Sipas AUV-së, operatorët ekonomikë janë përgjegjës për deklarimin e saktë të përbërjes, gjurmueshmërinë dhe respektimin e kërkesave për sigurinë ushqimore. Agjencia ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masat përkatëse administrative dhe inspektuese, ndërsa publikun do ta informojë për rezultatet e kontrolleve të mëtejshme.

JU REKOMANDOJMË

Ministri Arben Vitia pranon dështimin dhe mungesën skandaloze të barnave deri në 20 javë

Vitia: Lista Esenciale e Barnave është zgjeruar, buxheti për sivjet rreth 60 milionë euro
13/11/2026 - 13:26

Gjatë interpelancës parlamentare për vdekjen e një pacienteje me kancer dhe mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë, ministri Arben Vitia ka pranuar se edhe gjatë muajve korrik...

Më shumëDetails

Shkon në Polici ta raportojë zhdukjen e gruas, përfundon vetë në pranga – bashkëshortja e denoncon nga Prizreni për dhunë të vazhdueshme

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
13/11/2026 - 12:57

Një burrë nga Fushë Kosova është paraqitur në Polici për të raportuar se bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa dhe nuk dinte ku ndodhej, por rasti ka...

Më shumëDetails

Jashari kërkon llogari për pacienten me kancer që vdiq pas katër muajsh pa terapi

Jashari kërkon llogari për pacienten me kancer që vdiq pas katër muajsh pa terapi
13/11/2026 - 12:42

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila, sipas raportimeve të cituara...

Më shumëDetails

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të
13/11/2026 - 12:00

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kritikave të deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ai ka bërë me dije se ish-presidentja e Kosovës ëshët katandisur keq. Në...

Më shumëDetails

Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

13/11/2026 - 10:57

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë versionin e saj në lidhje me rrahjen e ndodhur dje në Vushtrri, ku Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi...

Më shumëDetails

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës
13/11/2026 - 10:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Dublin të Irlandës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka zhvilluar një takim me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    379 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – E.G. përfundoi nën hetime

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë