Janina Ymeri ka ngritur shqetësimin për dallimet në tarifat e energjisë elektrike ndërmjet komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Përmes një postimi, ajo ka pretenduar se konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shumë për energjinë elektrike, duke kritikuar Qeverinë për bartjen e një pjese të kostove të furnizimit me energji në veri te konsumatorët e tjerë.












