Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria gjen shkelje në QPS-në në Pejë në rastin e Arlinda Zekajt, rekomandon masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve

14/11/2026 - 13:54
në Kryesore, Lajme
A A
Ministria gjen shkelje në QPS-në në Pejë në rastin e Arlinda Zekajt, rekomandon masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka publikuar gjetjet e Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt.

Sipas raportit të inspektimit, në këtë rast janë evidentuar disa shkelje dhe mangësi në punën e QPS-së, përfshirë mosrespektimin e afateve gjyqësore, neglizhencën në përmbushjen e detyrave zyrtare dhe mungesën e mbikëqyrjes profesionale.

Ministria ka bërë të ditur se raporti ka identifikuar pesë gjetje kryesore.

Ndër to është dorëzimi me vonesë i raportit në Gjykatë. Ndonëse aktvendimi i datës 24 shtator 2026 përcaktonte afatin prej shtatë ditësh, raporti ishte dorëzuar më 5 tetor 2026.

Po ashtu, është konstatuar mungesa e menaxheres së rastit në seancën gjyqësore të 5 tetorit, pa arsyetim, si dhe mosrealizimi i monitorimit të kërkuar pas pranimit të një aktvendimi gjyqësor.

Gjetjet e inspektimit përfshijnë edhe moszbatimin e procedurave standarde për menaxhimin e rastit, përfshirë mungesën e formularëve për kontaktet dhe punën në rast, si dhe mos hartimin e Planit Individual të Shërbimeve.

Një tjetër mangësi e evidentuar është mungesa e mbikëqyrjes profesionale nga udhëheqësi i Shërbimeve Sociale ndaj punës së menaxheres së rastit.

Për këto shkelje, Divizioni i Inspektimit i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Pejës ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit, T. G., dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale, D. K.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në funksion të transparencës dhe informimit të saktë të publikut, bën publike përmbledhjen e gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit të Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin e rastit të së ndjerës A. Z.

Raporti konstaton mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale.

Konkretisht:

1. Dorëzimin e raportit në Gjykatë jashtë afatit shtatëditor, të përcaktuar me aktvendimin e datës 24.09.2026. Raporti është dorëzuar më 05.10.2026.

2. Neglizhencën në përmbushjen e detyrave të punës, përkatësisht mungesën e pajustifikuar të menaxheres së rastit në seancën gjyqësore të datës 05.10.2026.

3. Mosrealizimin e monitorimit që kërkohej sipas detyrës zyrtare pas pranimit të aktvendimit gjyqësor të datës 07.09.2026, pavarësisht se QPS-ja kishte përgjegjësi për të vepruar edhe pa detyrime të posaçme të përcaktuara nga Gjykata.

4. Moszbatimin e procedurave standarde të menaxhimit të rastit: mosplotësimin e formularit për kontaktet dhe punën në rast, si dhe moshartimin e Planit Individual të Shërbimeve.

5. Mungesën e mbikëqyrjes profesionale nga udhëheqësi i Shërbimeve Sociale mbi punën dhe përmbushjen e detyrave të menaxheres së rastit, në kuadër të përgjegjësisë së tij për monitorimin e punës së zyrtarëve profesionalë dhe organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Social në QPS Pejë.

Për këto shkelje, Divizioni i Inspektimit i ka rekomanduar Kryetarit të Komunës së Pejës ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit, T. G., dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale, D. K., sipas përgjegjësive të tyre dhe procedurave ligjore.

Raporti i rekomandon gjithashtu Kryetarit të Komunës:

– Rritjen urgjente të kapaciteteve të stafit profesional të licencuar, duke pasur parasysh pamjaftueshmërinë e stafit në raport me vëllimin e përgjegjësive dhe territorin që mbulon QPS Pejë.

– Ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për zhvendosjen e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, përkatësisht drejtoreshës A. B., për të mundësuar punën e pavarur profesionale të QPS-së dhe ndarjen e qartë të detyrave, përgjegjësive dhe funksioneve ndërmjet dy institucioneve.

PËR QENDRËN PËR PUNË SOCIALE NË PEJË, RAPORTI REKOMANDON:

– Menaxheri i rastit dhe kujdestari ligjor të sigurojnë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe vizita të rregullta monitoruese për fëmijën e vendosur në strehimore, duke vlerësuar gjendjen shëndetësore, psikosociale dhe përshtatjen e tij, si dhe duke dokumentuar shërbimet e ofruara.

– QPS-ja të koordinojë shërbimet me institucionet përkatëse, bazuar në nevojat dhe planin individual të shërbimeve për fëmijën.

– Të kërkojë nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale zhvillimin e procedurave për rritjen e stafit profesional të licencuar.
– Zyrtarët e Shërbimit Social të përdorin të gjithë formularët standardë të menaxhimit të rasteve.

– Të vlerësohen nevojat për trajnim dhe ritrajnim të stafit për zbatimin e legjislacionit, procedurave standarde dhe standardeve minimale, me theks të veçantë në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Kërkojmë nga Komuna e Pejës trajtimin pa vonesë të rekomandimeve dhe njoftimin zyrtar të Ministrisë për veprimet e ndërmarra. Ministria do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve nga ana e Komunës së Pejës.

JU REKOMANDOJMË

Rasti i Arlinda Zekaj: Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit – ja çka thotë

Rasti i Arlinda Zekaj: Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit – ja çka thotë
14/11/2026 - 13:37

Komuna e Pejës sot ka publikuar sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25...

Më shumëDetails

Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret
14/11/2026 - 12:38

Publicisti Veton Surroi ka përgenjështruar deklarimet e gazetarit Baton Haxhiu, i cili në një paraqitje televizive kishte thënë se fotografia e Josip Broz Tito ishte e vendosur në...

Më shumëDetails

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur
14/11/2026 - 12:17

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, të enjten e javës së ardhshme. Ata po kërkojnë paga më të dinjitetshme e...

Më shumëDetails

Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata
14/11/2026 - 11:52

Një rast skandaloz ka ndodhur të premten më 13 nëntor. Prokurori Blerim Igrishta, e ka ndaluar për 48 orë pronarin e një kafshe (lope) e cila kishte hyrë...

Më shumëDetails

Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë – deklarohet QKMF-ja

Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë – deklarohet QKMF-ja
14/11/2026 - 11:34

Një paciente ka ndërruar jetë pasi ka pësuar reaksion alergjik menjëherë pas fillimit të marrjes së infuzionit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nëna Terezë” në Klinë....

Më shumëDetails

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?
14/11/2026 - 11:07

Brenda pak vitesh, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të shndërrohen në kufij të Kosovës me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kjo perspektivë po bëhet më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    395 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë