Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidati për kryetar të Zubin-Potokut në zgjedhjet lokale, Vedat Mehmeti figuron në mesin e kandidatëve të suksesshëm në konkursin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për pozitën Inspektor i Nivelit Fillestar.

Krejt kjo sipas listës përfundimtare të publikuar nga ATK-ja më 14 gusht 2026, Mehmeti ka marrë gjithsej 77.8 pikë, duke u renditur në pozitën e nëntë. Në testin me shkrim ka marrë 40 pikë, ndërsa në intervistën me gojë 37.8 pikë.
Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht dje edhe për Gresa Ramanaj, bashkëshortja e Rejhan Fejzës, vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, e cila është shpallur kandidate fituese për pozitën Zyrtare për Recepsion në rajonin e Mitrovicës, duke siguruar plot 96 pikë.
Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!
Pra partia e Lëvizjes Vetëvendojse e cila ka ardhur në pushtet me moton që nuk do të ketë punësime partike, po dalin që nuk po dallojnë nga qeveritë e mëparëshme, madje Kurti thoshte vetë se “familjarët janë vetëm për dasma e ahengje” por kur erdhi në pushtet po i rehaton edhe nëpër institucione./Veriu.info.














