Kryeministri Albin Kurti, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë në një debat sot në seancën e Kuvendit.
Përplasja nisi pasi Rrahmani ngriti çështjen e përfshirjes së temave që lidhen me orientimin seksual dhe gjininë në shkolla, duke kërkuar nga kryeministri sqarime për atë që, sipas tij, ishte paraqitur si një prej të arriturave të Qeverisë në fushën e arsimit.
Kurti, i është drejtuar Rrahmanit duke i thënë atij se po e risjell një ‘’variant tjetër të së njëjtës temë’’.
‘‘Edhe një herë deputeti Rrahmani, të arriturat për arsim i gjeni në faqen 20 dhe 21 të kësaj përmbledhje të cilën e kam publikuar dje. Këtu ka shumë gjëra, por unë po e kuptoj, edhe njëherë po e riktheksoj që nuk e mirëkuptoj që ju e risillni edhe një variant tjetër të së njëjtës temë, gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual, provoni ndoshta t’i mbani mëndet diku tjetër se mbase ndihmon’’, ka thënë Kurti, përgjigjja e të cilit shkaktoi të qeshura në Kuvend.














