Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka marrë pjesë në shënimin e 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar ngjarjet e kohës kur kjo forcë u shfaq për herë të parë publikisht në varrimin e mësuesit Halit Geci.
Rugova tha se atë kohë shqiptarët ishin të pikëlluar për represionin në rritje ndaj popullatës shqiptare. Ai kujtoi gjithashtu se në ceremoninë e varrimit të Gecit, ishte shfaqur edhe UÇK-ja, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e luftës çlirimtare.
Në këtë kontekst, Ukë Rugova rikujtoi se babai i tij, ish-presidenti Ibrahim Rugova, kishte dërguar atëbotë sekretarin e LDK-së, Fatmir Sejdiun, për të mbajtur një fjalim në ceremoninë e varrimit të mësuesit Halit Geci.













