Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë përkrah babait të saj.
Të dy shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke reflektuar afërsinë dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, shkruan IndeksOnline.
Elijona edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka folur herë pas here për lidhjen e fortë që ka me babain e saj, duke treguar rëndësinë e tij në jetën e saj.
Fotografia e fundit është një tjetër dëshmi e raportit të veçantë babë e bijë.















