Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

28/11/2026 - 15:11
në Kryesore, Lajme
A A
Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të mishit të bluar Premium “Çobani” dhe përshutës së gjedhit, të tregtuara nga rrjeti i marketeve VIVA FRESH, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e baktereve Escherichia coli dhe Listeria monocytogenes në këto produkte.

Sipas AUV-së, në mishin e bluar “Çobani” është konstatuar tejkalim i vlerës referuese për bakterin Escherichia coli, ndërsa në përshutën e gjedhit është konfirmuar prania e bakterit Listeria monocytogenes, i cili nuk lejohet të jetë i pranishëm në 25 gramë të produktit.

AUV ka bërë të ditur se inspektimi i jashtëzakonshëm është realizuar në objektin e përpunimit të mishit të operatorit VIVA FRESH SH.P.K., në Gushtericë të Poshtme, në Komunën e Graçanicës.

Në komunikatën e saj, AUV ka specifikuar se te mishi i bluar Premium “Çobani”, me lotin nr. 13112147, analizat kanë evidentuar tejkalim të vlerave të lejuara.

“Sipas raportit të testimit nr. 5552/2026, në tri nga pesë njësitë e testuara është konstatuar tejkalimi i vlerës referuese prej 50 CFU/g për bakterin Escherichia coli, me vlerën më të lartë të regjistruar prej 153 CFU/g”, thuhet në komunikatën e AUV-së.

Ndërkaq, në përshutën e gjedhit, me lotin nr. 1211695, laboratori ka konstatuar praninë e një bakteri tjetër, Listeria monocytogenes.

“Sipas raportit të testimit nr. 5551/2026, është konstatuar prania e bakterit Listeria monocytogenes, në kundërshtim me kriterin mikrobiologjik që përcakton mungesën e këtij bakteri në 25 gramë produkt”, ka njoftuar AUV.

Të dy produktet janë klasifikuar si të pakënaqshme pas rezultateve të analizave laboratorike.

“Rezultatet për të dy produktet janë klasifikuar si të pakënaqshme, në përputhje me Rregulloren Nr. 27/2012 për Kriteret Mikrobiologjike në Produktet Ushqimore dhe Rregulloren Nr. 09/2018 për plotësimin dhe ndryshimin e saj”, thuhet në njoftim.

Delta M dhe Buquku në zinxhirin e furnizimit

Gjatë inspektimit, AUV ka identifikuar edhe furnizuesit e lëndës së parë për këto produkte.

Sipas dokumentacionit të gjurmueshmërisë, për mishin e bluar “Çobani”, furnizuesit e lëndës së parë janë Delta M dhe Buquku – Pejë, ndërsa për përshutën e gjedhit furnizues është evidentuar vetëm Delta M.

“Sipas dokumentacionit të gjurmueshmërisë të evidentuar gjatë inspektimit, furnizuesit e lëndës së parë janë Delta M dhe Buquku – Pejë”, thuhet në komunikatën e AUV-së për mishin e bluar.

Për produktin tjetër, agjencia ka specifikuar se “sipas dokumentacionit të inspektimit, furnizuesi i lëndës së parë është Delta M”.

Megjithatë, AUV ka bërë të ditur se identifikimi i burimit të kontaminimit kërkon kontrolle të mëtejshme në të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe jo vetëm në objektin ku janë përpunuar produktet.

“Për identifikimin e burimit të kontaminimit, kontrollet e mëtejshme duhet të shtrihen përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë verifikimin e origjinës së mishit, gjurmueshmërinë e lëndës së parë, kontrollet te furnizuesit, si dhe respektimin e kërkesave higjieno-sanitare gjatë përpunimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së produkteve”, thuhet në komunikatë.

73.2 kilogramë mish dhe përshutë do të asgjësohen

Pas konstatimit të këtyre mospërputhjeve mikrobiologjike, AUV ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produkteve që u përkasin loteve të kontaminuara.

“Në vijim të këtyre konstatimeve, AUV ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produkteve të loteve përkatëse. Deri më tani janë tërhequr dhe izoluar 35,7 kg mish i bluar dhe 37,5 kg përshutë gjedhi”, ka njoftuar agjencia.

Sasia e përgjithshme prej 73.2 kilogramësh do të asgjësohet nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë.

“Sasia e përgjithshme prej 73,2 kg do t’i nënshtrohet procedurës së asgjësimit nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve veterinarë”, thuhet në komunikatë.

Në fund, AUV u ka bërë thirrje konsumatorëve që kanë blerë këto produkte me numrat përkatës të loteve që të mos i konsumojnë.

“AUV njofton konsumatorët që kanë blerë produktet me numrat e loteve të sipërpërmendura të mos i konsumojnë ato dhe t’i kthejnë në pikat përkatëse të shitjes”, thuhet në njoftim.

AUV nuk ka bërë të ditur në këtë komunikatë nëse janë evidentuar raste të personave që mund të kenë pësuar pasoja shëndetësore nga konsumimi i këtyre produkteve.

Ndryshe, VIVA Fresh është njëra ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë që menaxhon rrjet të madh të supermarketeve. Pronar i VIVA Fresh është biznesmeni Xhevdet Reshepi.

LEXONI EDHE:

Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

Para dy ditësh e mbylli një, e sot Inspektorati i Punës ia mbyll edhe një tjetër market Viva Fresh në Vushtrri

Në Shqipëri zbulohen tonelata të kontaminuara, por mishi “Copacol” gjendet në Interex dhe Viva Fresh Store – AUV me veprime gjysmake (Video)

Tags: Viva FreshXhevdet Rexhepi

JU REKOMANDOJMË

Dita e Pavarësisë, Kurti ndan pamje nga Vlora: Sot festojmë ditëlindjen e shtetit shqiptar

Dita e Pavarësisë, Kurti ndan pamje nga Vlora: Sot festojmë ditëlindjen e shtetit shqiptar
28/11/2026 - 14:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri me rastin e festës së Pavarësisë së shtetit shqiptar. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë pamje nga...

Më shumëDetails

Mitrovica ia jep lamtumirën e fundit intelektualit Adem Ademi

Mitrovica ia jep lamtumirën e fundit intelektualit Adem Ademi
28/11/2026 - 14:30

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci i ka dhënë lamtumirën e fundit intelektualit Adem Ademi, mbetjet mortore të të cilit u gjendën 27 vite pas zhdukjes së tij. Përmes...

Më shumëDetails

Kush e kërkon, e kush e mbrojti Milan Radoiçiqin?

Kush e kërkon, e kush e mbrojti Milan Radoiçiqin?
28/11/2026 - 14:28

Milan Radoiçiq, ish-politikan dhe biznesmen, person në “listën e zezë” amerikane, emër në listën e kërkimit të Interpol-it dhe person që Kosova kërkon ta ekstradojë. Që nga 17...

Më shumëDetails

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me të birin vizitojnë Rexhën në Hagë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me të birin vizitojnë Rexhën në Hagë
28/11/2026 - 13:34

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, ajo ka vizituar bashkëshortin e saj Rexhep Selimin në Hagë, së bashku me djalin e tyre....

Më shumëDetails

Kryeprokurori nuk lejon vazhdimin e punimeve për muralin e Nënës Terezë, Rama tërhiqet

Kryeprokurori nuk lejon vazhdimin e punimeve për muralin e Nënës Terezë, Rama tërhiqet
28/11/2026 - 12:57

Prokuroria e Shtetit ka vendosur të mos lejojë vazhdimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, deri në një vendim të gjykatës. Pas këtij...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron: Nëse vendimi është negativ, do të vazhdojmë punimet deri në arrestim

Rama paralajmëron: Nëse vendimi është negativ, do të vazhdojmë punimet deri në arrestim
28/11/2026 - 12:23

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është në pritje të vendimit të kryeprokurorit lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë. Rama...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë