Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare

29/11/2026 - 22:19
në Lajme
A A
Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ashtu si dje, edhe sot, në Tiranë është zhvilluar protestë, duke e kthyer kështu Shqipërinë sërish në vëmendjen e mediave botërore.Një nga to është Reuters. Kjo e fundit raporton se mijëra shqiptarë dolën të dielën në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur gurë dhe mjete piroteknike, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë protestat kundër qeverisë, të udhëhequra nga studentët, të cilat po zhvillohen për të dytën ditë radhazi.Reuters, raporton edhe se të nxitura nga pakënaqësia lidhur me korrupsionin e pretenduar qeveritar, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta në arsim, protestat kanë tronditur Tiranën që nga mesi i tetorit dhe më pas janë përhapur edhe në qytete të tjera.

Demonstratat shpesh kanë përfunduar në dhunë, me protestues që kanë vënë zjarrin në ndërtesa qeveritare dhe banka, kanë thyer vitrinat e dyqaneve dhe kanë shkulur pllakat e trotuareve për t’i hedhur në drejtim të policisë.Pas një periudhe të shkurtër qetësie, tensionet u rritën sërish të shtunën. Disa protestues, të maskuar, qëlluan me gurë drejt një ndërtese qeveritare dhe tentuan të arrinin te zyra e kryeministrit Rama, por u zmbrapsën nga policia.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se të dielën u lënduan edhe 12 persona të tjerë, pas më shumë se 60 të lënduarve të regjistruar të shtunën. Shumë prej tyre u goditën nga plumbat e gomës.Qeveria e Ramës mohon akuzat për korrupsion dhe ka bërë thirrje për dialog lidhur me kërkesat e protestuesve.

Qeveria gjithashtu ka reaguar duke prezantuar disa masa, përfshirë uljen e çmimit të karburanteve dhe ndarjen e më shumë mjeteve financiare për familjet në nevojë.

OSE

JU REKOMANDOJMË

Sulmohet fizikisht një infermiere në QKMF-në e Mitrovicës, i dyshuari ishte prezantuar si polic

Sulmohet fizikisht një infermiere në QKMF-në e Mitrovicës, i dyshuari ishte prezantuar si polic
29/11/2026 - 21:26

Një incident i rëndë ka ndodhur në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ku është sulmuar një infermiere. Veriu.info mëson se ngjarja ka ndodhur si pasojë e...

Më shumëDetails

Alarm nga IHMK: Po vjen i ftohti i acartë në Kosovë, temperaturat bien në -13°C – rrezik i lartë nga ngricat në rrugë

Alarm nga IHMK: Po vjen i ftohti i acartë në Kosovë, temperaturat bien në -13°C – rrezik i lartë nga ngricat në rrugë
29/11/2026 - 21:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, ndërsa gjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat...

Më shumëDetails

Uji depërton në parkingun e ri nëntokësor në Lipjan, kërkohet hetim për tenderin 7-milionësh

Uji depërton në parkingun e ri nëntokësor në Lipjan, kërkohet hetim për tenderin 7-milionësh
29/11/2026 - 20:51

Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari, ka kërkuar hetime për parkingun nëntokësor të kësaj komune, duke pretenduar se objekti ka nisur të ketë...

Më shumëDetails

Basha del me njoftim për gjendjen e rrugëve: Ekipet po punojnë vazhdimisht në terren

Basha del me njoftim për gjendjen e rrugëve: Ekipet po punojnë vazhdimisht në terren
29/11/2026 - 20:27

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësinë e kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim, pavarësisht...

Më shumëDetails

Ministria e Maqedoncit eliminon pesë oferta më të lira, ua jep dy kompanive tenderin për jelekët e FSK-së me 88 mijë euro më shumë

Ministria e Maqedoncit eliminon pesë oferta më të lira, ua jep dy kompanive tenderin për jelekët e FSK-së me 88 mijë euro më shumë
29/11/2026 - 19:49

Ministria e Mbrojtjes, e udhëhequr nga Ejup Maqedonci, ka shpërblyer me kontratë një grup të operatorëve ekonomikë për furnizimin me jelekë taktikë për nevojat e Forcës së Sigurisë...

Më shumëDetails

​Reshjet e borës, kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

​Reshjet e borës, kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë
29/11/2026 - 19:34

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: AIP zbulon se Durmart i Durmishit vendosi 28 kamera në mënyrë të kundërligjshme dhe me to regjistroi paligjshëm edhe zërin (Dokument)

    Skandal: AIP zbulon se Durmart i Durmishit vendosi 28 kamera në mënyrë të kundërligjshme dhe me to regjistroi paligjshëm edhe zërin (Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal nga “Riga Pharm” e Arta Zeqirit: Punonte pa farmacist, shiste Ozempic e antibiotik pa receta mjekësore, gjobitet nga Inspektorati

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çka dihet deri më tani për planin e dyshuar për vrasjen e Vigan Bekqelit në Prishtinë?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sulmohet fizikisht një infermiere në QKMF-në e Mitrovicës, i dyshuari ishte prezantuar si polic

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë