Zelimkhan Abakarov, çeçeni me pasaportë shqiptare, i ka sjell Shqipërisë medaljen e artë në Kampionatin Botëror në Mundje.
Por ky sport e njeh edhe një shqiptar qe ishte në majë në vitet e ’80-ta duke triumfuar në Lojërat Olimpike, vetëm se nën flamurin e ish-Jugosllavisë.
Fjala është për Shaban Tërstenën, shqiptarin nga Maqedonia, transmeton KlanKosova.tv.
Ai kishte dalë i artë në Olimpiadën e Los Angeles më 1984, ndërkaq i argjendtë në Seul më 1988.
Ndërkaq këtu e gjeni një kronikë të përgatitur vite më parë nga Klan Kosova, kushtuar atij, e ku shihen pamje të momentit kur ai “u ngrit në Olimp”.











