Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmet kibernetike, Agjencia për Informim dhe Privatësi jep rekomandime për mbrojtjen e të dhënave

18/09/2022 - 14:58
në Lajme
A A
Sulmet kibernetike, Agjencia për Informim dhe Privatësi jep rekomandime për mbrojtjen e të dhënave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Institucionet dhe mediat në Kosovë kohëve të fundit kanë qenë cak i sulmeve kibernetike. Lidhur me këtë çështje, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dalë me disa rekomandime për institucionet dhe qytetarët që të ruhen nga këto sulme.

AIP bën thirrje tek të gjithë institucionet publike dhe private në cilësinë e kontrolluesve dhe përpunuesve të cilët përpunojnë të dhëna personale, të ndërmarrin të gjitha masa teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm, ashtu siç parashihet në nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

AIP thotë se sipas rasteve, kontrolluesit duhet të kujdesen duke përfshirë:

• Pseudonimizimin dhe enkriptimin e të dhënave personale;
• Aftësinë për të siguruar konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në vazhdim të sistemeve dhe shërbimeve të përpunimit;
• Aftësinë për të rivendosur disponueshmërinë dhe qasjen në të dhënat personale në kohën e duhur, në rastin e një incidenti fizik ose teknik;
• Një proces të testimit, vlerësimit të rregullt të efektivitetit të masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimi.

Përmes një komunikate për media, AIP thotë se për të vlerësuar nivelin e përshtatshëm të sigurisë Kontrolluesit dhe Përpunuesit e të dhënave personale duhet të kenë parasysh veçanërisht rreziqet që paraqiten nga përpunimi, asgjësimi, humbja, ndryshimi aksidental ose i paligjshëm, deklarimi i paautorizuar ose qasja në të dhënat personale të transmetuara, ruajtura ose përpunuara ndryshe.

AIP rekomandon që kontrolluesit të cilët kanë aplikuar masat e sigurisë, të bëjnë një proces testimi dhe vlerësimi të rregullt të të gjitha masave, duke përfshirë edhe testimin e kopjeve rezervë (backup) të sistemeve të tyre, si dhe të ngrisin nivelin e menaxhimit të incidenteve të sigurisë me implikime për nivelin e sigurimit të të dhënave personale.

Agjencia për Informim dhe Privatësi rekomandon qytatarët që gjatë përdorimit të pajisjeve të tekologjisë informative të kujdesen që:

• Të sigurojnë sistemet kompjuterike me antivirus – rekomandohet që sistemin operativ ta mbani rregullisht të azhurnuar me përditësimet e fundit, po ashtu patjetër të keni të instaluar AntiVirus dhe atë ta mbani rregullisht të azhurnuar;
• Të mos japin të dhënat e tyre personale në ëeb- faqet të cilat nuk ofrojnë siguri;
• Të mos hapen e-mail të dyshimtë apo që nuk iu dihet dërguesi;
• Mos dërgoni/ pranoni informatat tuaja personale, në veçanti emrin e përdoruesit, fjalëkalimin dhe informatat e kredit kartelës përmes e-mailit, mesazheve të mediave sociale apo mënyrave të pasigurta.

“Nëse ndonjë Kontrollues apo Përpunues i të dhënave vëren se ka pasur shkelje të të dhënave personale ( Data Breach) ata duhet që të ndjekin dhe zbatojnë masat dhe veprimet e përcaktuara në nenin 33 dhe 34 të Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në komunikatë.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë