Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si dështoi Vjosa Osmani të gjejë zgjidhje për grevën? Jasharaj thotë se Kurti s’e dëgjoi as presidenten

18/09/2022 - 18:28
në Kryesore, Lajme
A A
Si dështoi Vjosa Osmani të gjejë zgjidhje për grevën? Jasharaj thotë se Kurti s’e dëgjoi as presidenten
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani javë më parë mori një nismë, duke tentuar ta thyej barrikadimin e Qeverisë dhe të SBAShK-ut në lidhje me grevën. Duke synuar ta luajë rolin e saj kushtetues prej figure unifikuese, Osmani takoi Rrahman Jasharajn, dhe sindikalistët e tjerë me 3 shtator. E pastaj, kërkoi dialog social, kthim të nxënësve në shkolla, e shqyrtim të ofertës nga sindikalistët.

Bilanci i saj në këtë iniciativë, që u vlerësua edhe nga Nacionale, është katastrofal, gjersa Rrahman Jasharaj thotë se as presidentja Osmani s’mundi të ndikojë tek Kurti.

Komandantja supreme u përballë me një JO të madhe të dyfishtë. Presidentja Osmani nuk u dëgjua as nga sindikalistët e as nga Qeveria Kurti.

Të parët, i thanë jo pakos së Kurtit, ndonëse shefja e shtetit u kërkoi ta konsideronin atë, dhe nxënësit nuk janë kthyer ende në shkolla, përkundër që Osmani e kërkoi atë edhe në konferencën pas takimit.

Ndërsa Kurti, e bëri një dialog social sa për sy e faqe, duke mos marrë parasysh kërkesat e SBAShK-ut për 100 euro.

Por, Osmani duket se e ka kuptuar pafuqinë e saj politike, duke heshtur që nga atë ditë për çështjen e grevës, e duke vazhduar udhëtimet e saja jashtë vendit, e takimet në Presidencë me palë të tjera.

Në fakt, iniciativën e presidents Osmani e përmendi sot z.Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, në një prononcim të gjatë për Nacionalen.

“Ju e dini që dikur kishum edhe angazhimin e presidentes, por edhe ajo duket se nuk ka arritur të ndryshojë diçka. Dhe kjo është për t’u shqetësuar, sepse shihet që po mungon vullneti i Qeverisë për të bërë diçka, për të realizuar kërkesat tona”, tha Jasharaj.

Momentalisht zonja Osmani po qëndron në Britani të Madhe, e ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Dështimi pa zhurmë i Avokatit të Popullit
Në prononcimin e tij për Nacionalen, Jasharaj ka konfirmuar se greva do të vazhdojë, pasi që kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

Ai ka treguar që as Avokati i Popullit, Naim Qelaj, nuk kreu punë në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje mes grevistëve e Qeverisë Kurti, duke theksuar se megjithatë nuk ka ndonjë të re as nga ky angazhim.

“Nuk ka ndonjë sinjal pozitiv. Dje patëm një taki me Avokatin e Popullit, menduam se do të ketë ndonjë zhvillim. Ai kishte bërë angazhime që të jetë një ndërmjetësues mes palëve. Mesiguri ka biseduar edhe me Qeverinë, nga ato që i tha dje, u kuptua që Qeveria mbetet në të njëjtat qëndrime. Pra nuk është e gatshme të për të lëvizë asnjë milimetër, asnjë angazhim për të dalë nga kjo situatë.”, tha ai.

Jasharaj i tregoi Nacionales se çfarë saktësisht i tha Qeveria Kurti Avokatit të Popullit.

“Ai tha që kanë komunikuar me Qeverinë. E falënderuam atë për këtë angazhim. I tham Avokatit të Popullit që Qeveria nuk paska ofruar asgjë të re, dhe ato që i ka thënë Qeveria Avokatit janë të njëjtat që i ka thënë para dy jave. Janë të papranueshme.”, vazhdoi Jasharaj.

Çfarë kishte thënë Osmani?
Në konferencën për media pas takimit të 3 shtatorit, Osmani kishte kërkuar konsiderimin e pakos së Qeverisë Kurti, duke theksuar se ajo ndihmon përtej rritjes në pagë, që po e kërkojnë këto sindikata.

“Ndihma është shumë më e madhe, se sa ajo shifra prej 50 (euro), që mund ta ketë parë dikush. Zgjidhja do të gjindet vetëm pasi të miratohet projektligji për paga, ky projektligj, adreson dinjitetshëm çëstjen e pagave për mësimdhënësve”, ka thënë presidentja.

Ajo kishte konfirmuar se do të angazhohet që projektligji për paga të kalojë sa më shpejtë.

“Zgjidhja mund të arrihet me dialog, assesi me kushtëzime…Asnjë politizim, nuk duhet të lejohet mbi interesin e fëmijëve të Kosovës, asnjë e drejt ligjore, nuk është mbi arsimin e fëmijëve“, ka thënë Osmani.

Osmani e kishte vlerësuar si një hap pakon e preznatuar nga Kurti, duke thënë se tash radhën e kanë sindikatat për të bërë një hap.

“Qeveria sot me prezantimin e pakos, ka bërë një hap për gjetjen e një zgjidhje dhe zbutjen e situatës. Tani është koha, që sindikatat të tregojnë vullnet të mirë, mësimdhënësit t’i hapin shkollat dhe të krijohet atmosferë e re në këtë dialog”, tha Osmani.

Presidentja tutje bëri thirrje që palët të ulen dhe t’i adresojnë kërkesat e tyre, e jo të japin “JO” absolute.

“Palët të ulen, t’i adresojnë kërkesat. Unë e kuptoj që për shkak të krizës ekonomike, shporta familjare kushton më shumë, por këto masa duhet të shihen si masa të vullnetit të mirë, dhe si hap për zbutjen e krizës.Tani është koha që sindikatat të tregojnë vullnet, e jo të japin “JO” absolute”, ka thënë ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë