Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është ndaluar qarkullimi i trotineteve elektrikë në zonat ku ka frekuentim më të madh të këmbësorëve
Sipas urdhëresës është ndaluar qarkullimi i të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshin e Komunës së Mitrovicës.
“Ndalohet qarkullimi i të gjithë trotineteve elektrik, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe në hapësirat publike ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve”, shkruhet në njoftimin e Komunës.













