Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla detyrohet të kthejë në punë diplomatin e shkarkuar dhe t’ia paguajë mbi 20 mijë euro

19/09/2022 - 17:44
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla detyrohet të kthejë në punë diplomatin e shkarkuar dhe t’ia paguajë mbi 20 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aktvendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë do ta detyrojë Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’i paguajë mbi 20 mijë euro dëme një diplomati të shkarkuar në mënyrë arbitrare nga një mision diplomatik dhe për më tepër edhe ta kthejë në punë. Çka ndodhi?

Donika Gërvalla Schwarz, është akuzuar vazhdimisht për shkarkime arbitrare të diplomatëve kosovarë, që i konsideronte të emëruar politikisht ose siç akuzonte opozita – nuk i bindeshin diktatit të saj politik.

Së fundi, diplomati Viskont Jakupi u kthye arbitrarisht nga misioni diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar. Por, ai vazhdoi betejën ligjore me akterët vendim-marrës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ai del se ka fituar në të gjitha shkallët ku është ankimuar për vendimin për kthim në vend të punës dhe një fitore të madhe e arriti edhe sot.

Gjykata Themelore i ka dorëzuar një vendim të datës 2 shtator, e në të cilin aprovohet ankesa e tij dhe në të cilin urdhërohet Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla Schwarz që t’i paguajë të gjitha pagat nga data 11 nëntor 2021 e deri në ditën e përmbarimit. Po ashtu, kërkohet nga Ministria, që ta kthejë në vend të punës Jakupin.

Sipas burimeve të Nacionales, “të gjitha instancat gjyqërore kanë konstatuar se ministrja e jashtme ka bërë shkelje ligjore me rastin e shkarkimit të diplomatit Jakupi.”

Për rastin e Jakupit kishte reaguar në një rast edhe Grupi Parlemtar i Lidhjes Demokratike (LDK) përmes deputetit Anton Quni, duke e quajtur vendimin e znj. Gërvalla si “arbitrar” dhe ministren Gërvalla si “skandaloze” që nuk respekton vendimet e organeve të ankimimit.

Ai e kishte treguar rastin e Jakupit në mënyrë të detajuar.

“Në katër raste jam përpjekur të marrë spjegim nga ministrja Gërvalla, po ashtu i jam drejtuar edhe me shkrim por të gjitha ishin të kota, asnjë përgjigje përveç heshtjes”, thoshte z. Quni.

Së fundi, përkundër skandaleve të shumta, Donika Gërvalla Schwarz u emërua edhe si kryetare e Listës Guxo (bashkë me Faton Pecin).

Asaj – ashtu si edhe ministrave tjerë – i është kërkuar nga Kurti të ofrojë një raport shtesë, meqë më 22 shtator Qeveria Kurti II mbush një vit e gjysmë që u votua nga Kuvendi i Kosovës.

Edhe më tej nuk ka asnjë reagim për rastin nga MPJD.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë