Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SKANDAL: Vetë kryeministri Kurti ndërhyu për ta shkarkuar dhëndrin e Kadri Veselit nga Infrakosi

19/09/2022 - 19:09
në Kryesore, Lajme
A A
SKANDAL: Vetë kryeministri Kurti ndërhyu për ta shkarkuar dhëndrin e Kadri Veselit nga Infrakosi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushteti i ri nuk ka gjetuar aspak rehati me Bordin e ndërmjarrjes “Infrakos”, përkundër që ishte Qeveria Kurti që i emëroi kohë më parë njerëzit e saj aty. Së fundmi, dorëheqje kanë dhënë dy anëtarë të këtij organi, duke përmendur presionet politike si arsye të dorëheqjes.

E gjithë kjo “tronditje” vjen si pasojë e kërkesave të vazhdueshme për “spastrim” të punëtorëve në ndërmarrje, e konktretisht të Arsim Deliut, ish-komandant i UÇK-së e dhëndër i familjes së Kadri Veselit, i cili që nga viti 2015 është sekretar i kompanisë, shkruan Nacionale.

Madje, edhe kryeministri Albin Kurti e ministrja Artane Rizvanolli u interesuan për shkarkimin e z.Deliut. Së paku një herë, ishte vët Kurti që kërkoi nga Bordi të shkarkojnë Deliun, me pretekstin se ai aty është instaluar nga ish-regjimi.

Iliz Zhitia, Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri u shkarkuan nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ndërsa Ardita Salihu e Lulzim Beqiri kanë dhënë dorëheqje një muaj më parë.

Nacionale sjellë detajet e këtyre lëvizjeve në Infrakos.

Kërcënimet e ministres Rizvanolli

Burime brenda Infrakosit, kanë konfirmuar që Qeveria Kurti ka kërkuar përjashtime të punëtorëve nga kjo ndërmarrje.

Në vazhdimësi, Bordit të kësaj ndërmarrje i është kërkuar “spastrimi” nga punëtorët, që vlerësoheshin si të instanluar nga “ish-regjimi”.

Fillimisht, Mentor Arifaj, ish-zëvendësi i Rizvanollit, kishte ushtruar presion ndaj Bordit, duke kërkuar shkarkimin e Deliut dhe të disa personave të tjerë.

“Vazhdimisht është kërku me largu njerëz nga puna, me shkarku, me spastru kompaninë. Në vazhdimësi Bordi ka refuzu me largu njerëz në mënyrë të jashtëligjishme nga puna”, tha burimi brenda Infrakosit.

Burimet raportojnë që pushteti e kishte halë në sy Arsim Deliut, ish-komandant i UÇK-së i njohur me nofkën “Rezalla”, e me të cilin ishte marrë edhe vetë ministrja Rizvanolli.

Sipas burimeve, Rizvanolli ka kërkuar disa herë që të shkarkohet Deliu, që është dhëndër i familjes së Kadri Veselit, ish-kryetarit të PDK-së.

“Edhe ministrja e ka kërkuar disa herë shkarkimin e Deliut dhe të tjerëve që llogariten njerëz të PDK-së”, vijuan burimet.

Madje, ishte edhe vetë Kurti ua kërkoi së paku një herë shkarkimin e Deliut, gjatë një takimi me Bordin që tashmë ose janë dorëhequr ose shkarkuar.

“Së paku në një takim edhe Kurti ka kërkuar shkarkimin e tij dhe të disa personave tjerë”, tha njëri nga burimet që ishte pjesë e takimit.

Tutje, burimet theksojnë se mos shkarkimi i Deliut, që është i martuar me motrën e ish-kreu të Kuvendit, nga pozita që mban në Infrakos, ka ngjallur shumë reagime nga pushteti, duke pësuar me kërcënime për shkarkim nga Bordi.

E kërcënimet edhe u materializuan, duke shpartalluar krejtësisht Bordin e emëruar nga Qeveria Kurti.

Tre nga bordi i emëruar nga Qeveria Kurti në mars të 2022, u shkarkuan si pasojë e këmbënguljes për të mos e shkarkuar z.Deliun, ndërsa dy të tjerë dhanë dorëheqje pas kërcënimeve.

Shkarkimet e dorëheqjet

Këtë të hënë, Lulzim Beqiri, tashmë i dorëhqur nga Bordi i Infrakosit, shkroi një status për këtë çështje, duke treguar se ka pasur kërcënime nga pushteti.

“Pas tri kërcënimeve për shkarkim më në fund vendosa të lë Infrakosin. Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare.”, shkroi ndër të tjera z. Beqiri.

Njëjtë si ai, mëson Nacionale, edhe Ardita Salihu ka dhënë dorëheqje për shkak të presioneve politike nga ana e Qeverisë Kurti, e posaçërisht kërkesës së ripërsëritur të Kurtit, Rizvanolli e Arifajt për spastrimet në Infrakos.

Ndërsa, njëri nga të shkarkuarit, më saktësisht Afrim Mehmetaj, ishte deklaruar për shkarkimin nga Rizvanolli, duke e quajtur vendim arbitrar.

“Lajmi për shkarkimin e vetëm tre anëtarëve të bordit, tendencë për manipulim me opinionin. Realiteti është se është shkarkuar komplet bordi, por dy prej anëtarëve nuk mundën t’i qëndrojnë shantazhit nga ministrja dhe u dorëhoqën, kurse një anëtar ka dhënë dorëheqje më herët për shkak se ka marr një detyrë tjetër në institucionin ku ka punuar”, ka thënë Mehmetaj.
Në arsyetimin e ministres Rizvanolli theksohej se të shkarkuarit nuk janë treguar efikas, duke mos realizuar objektivat.

“Ministria e Ekonomisë propozon shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike Infrakos, Afrim Mehmetaj, Selatin Ratkoceri dhe Ilir Zhitia. Kjo ndërmarrje ka ngecur në realizimin e objektivave afariste megjithëse për këtë ngecje nuk ka shfaqje objektive që do të mund të merreshin parasysh. Qeveria konsideron se tre anëtarët e bordit kanë bërë shkelje të detyrave, duke mos adresuar me efikasitet morinë e problemeve që ballafaqohet, andaj propozojmë shkarkimin e këtyre anëtarëve të bordit për të mundësuar funksionimin e ndërmarrjes deri në emërimin e bordit të rregullt të ri”, tha ajo.

Kujtojmë që tashmë Qeveria Kurti ka emëruar Bordin e Ri të ndërmarrjes, por nuk dihet se si do të veprojnë ata përkitazi me kërkesat për spastrime në këtë ndërmarrje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë