
Një zyrtar i gjendjes civile në komunën e Vitisë është arrestuar nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I arrestuar sipas policisë i ka mundësuat identitet të rrejshëm një shtetasi të Serbisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i Policisë:
KK/Viti 19.09.2022 – 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.











