Mbrëmjen e 29 dhjetorit në rrugën “Mbretëresha Teutë” pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë dy hajna hynë për plaçkitje në marketin “Selaci” ku gjuajtën me armë pronarin, Ali Malokun i cili vdiq pasi nuk mundi të ju mbijetoj plagëve të marra, shkruan Gazeta Online Veriu.info
Nga kjo ngjarje tragjike pas 20 vitësh punë, marketi qëndroj i mbyllur për 17 ditë, dhe sot ka hapur dyert për konsumatorët e saj.
Viktima Ali Maloku bashkë me vëllaun e tij po e menaxhonin këtë lokal prej shumë vitesh.
Kujtojmë se dy hajnat menjëherë pas aktit i ka kapur Policia e Kosovës dhe i ka arrestuar, të cilët janë duke e mbajtur në paraburgim deri në vendimin e gjykatës./Veriu.info













