Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria emëron Avni Ramadanin kryesues të Bordit të ndërmarrjes publike KMDK Sh.A në kundërshtim me ligjin (Dokumente)

21/09/2022 - 15:59
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Qeveria emëron Avni Ramadanin kryesues të Bordit të ndërmarrjes publike KMDK Sh.A në kundërshtim me ligjin (Dokumente)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 13.09.2022 ka emëruar Avni Ramadanin kryesues të bordit në ndërmarrjen publike KMDK, ani pse i njëjti është në kontest gjyqësor me kompaninë në fjalë.

Avni Ramadani është në kontest gjyqësor më KMDK Sh. A duke e bërë emërimin e tij në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligjin për Ndërmarrje publike.

A ka qenë Qeveria në dijeni të faktit që Ramadani është në kontest gjyqësor me ndërmarrjen KMDK kur ky i fundit u emërua kryesues i bordit, apo Avni Ramadani ka fshehur këtë fakt në CV-në e tij, apo ka dhënë deklaratë të rrejshme nën betim, kjo mbetet të zbardhet nga institucionet përgjegjëse.

Ramadani pa paditur këtë kompani dhe pret kompensim të dhjetra mijëra euro pikërisht nga kompania ku është kryesues bordi.

Bazuar në dokumentet e siguruara nga Veriu.info konfirmohet se kryesuesi Ramadani është në kontest gjyqësor me KMDK-në dhe se ky fakt përbën konflikt interesi.

Avni Ramadani 11 vite më parë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të KMDK-së dhe më pas kishte paditur kompaninë për arsyen që kjo e fundit nuk e kishte marrë si këshilltar.

Sipas procesverbalit të mbledhjes së bordit të KMDK-së të datës 29.06.2011, Avni Ramadani kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit të kësaj kompanie pasi kjo e fundit kishte ardh buzë kolapsit.

Po ua sjellim një deklaratë tëAvni Ramadani në mbledhje të Bordit të KMDK-së më 29.06.2011: “Kërkoj shkarkimin dhe paraqes dorëheqjen time të parevokuesjme nga kryeshefi ekzekutiv i KMDK-së, e cila besoj se do të më miratohet, me arsyeshmërinê se jam i lodhur nga kjo punë, nuk kam mundur t’i arrij caqet që i kam pasur në plan. Bordi nuk ka qenë i kënaqur me punën time dhe qe sa mbledhje më është diskutuar në votëbesim.”

Pikërisht ky person tash është emëruar kryesues i bordit.

Është e çuditshme se si qeveria ma emëruar kryesues bordi personin që 11 vitr më parë kishte sjellur këtë kompani buzë kolapsit, duke mos harruar faktin që është në proces gjyqësor me kompaninë në fjalë, e madje edhe nuk ishte përzgjedhur si kandidat për intervistim.

A ka mashtruar kryesuesi Avni Ramadani apo qeveria ka injoruat këto të dhëna nuk dihet.

Më poshtë ju sjellim nenit e ligjit që saktëson masat nëse personi jep deklaratë të rrejshme:

17.5 Çdo person i cili mban ose aplikon për një pozitë të drejtorit duhet të japë një deklaratë nën betim në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe ato të përshtatshmërisë profesionale sipas paragrafëve 1-3 të këtij neni. Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në shkualifikimin e menjëhershëm dhe, nëse është e aplikueshme, largimin e personit.

Të bashkangjitur e gjeni
Padinë në Gjykatë dhe procesrverbalin e datës 29.06.2011 dhe Listën e Qeverisë të kandidatëve të perzgjedhur për intervistim:

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë