
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është deklaruar pasi nuk mori pjesë në konventën e partisë së udhëhequr nga Memli Krasniqi.
Ajo përmes një reagimi ka treguar arsyet e mosmarrjes pjesë në “Konventën programore të PDK-së”, duke thënë se nuk e sheh të arsyeshme të bëhet pjesë e një konvente ku nuk thuhet asnjë fjalë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin që po mbahen në Hagë.
Pak orë pas këtij reagimi, ku Musliu kritikoi Krasniqin, ajo ka falënderuar një lider tjetër, Edi Ramën.
“Faleminderit Edi Rama! #UÇK“, ka shkruar ajo.











