Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Buxheti për arsimin rritet për 12%, kërkohet të investohet në cilësinë e mësimdhënies

25/09/2022 - 10:59
në Kryesore, Lajme
A A
Buxheti për arsimin rritet për 12%, kërkohet të investohet në cilësinë e mësimdhënies
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarimet e kryeministrit se buxheti për arsim është rritur për 12 për qind po vlerësohen si investim pozitvë nga njohësit e fushës.

Sipas tyre, nuk mfajton të ketë vetëm rritje, por duhet që të ketë investim në sektorët ku ka më shumë nevojë.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, tha se nëse është e vërtetë, kjo rritje e buxhetit do të tregonte seriozitet të Qeverisë. Ai thotë se në arsim duhet të investohet së paku 5 për qind e GDP-së.

“Po të ishte e vërtet, 12.5 për qind do të ishte një rritje e konsiderueshme dhe do të tregonte seriozitet të qeverisë, unë e shikova KASh-in ajo pjesë që është për shpenzime të arsimit të lartë dhe shpenzimet e administratës qendrore është e vërtet që është rritur përafërsisht aq, por nuk e di a janë rritur për aq edhe buxhetet e grandit specifik për komunat, mendoj se ajo vlerë ka mbet e njëjtë”.

“Nëse dikush e ka seriozisht arsimin, nëse dikush pretendon se ka prioritet arsimin atëherë duhet të investoj 5 përqind të bruto prodhimit kombëtar të Kosovës në arsim, sepse gjendja e arsimit në Kosovë nuk është si në vendet e tjera, është e jashtëzakonshme dhe kushdo që mendon dhe pretendon se do të merret më arsim duhet të investoj së paku 5 për qind të GDP-ja në arsim fillor të mesëm dhe të lartë”, u shpreh ai.

Rexhaj u shpreh se Kosova nuk ka zhvillim të kuadrove që njëzet vite dhe që të zhvillohen këto kuadro sipas tij, duhet të fillojë të trajtohen problemet qysh nga arsimi parashkollor.

“Kosova në njëzet e sa vitet e fundit nuk ka zhvillim të kuadrove, mendoj se ka kapacitet Kosova me zhvillu vetën, kur nuk mundet duhet të marr ekspert nga jashtë. Pra duhet të filloj nga arsimi parashkollor edhe tutje gradualisht të trajtohen problemet edhe të vihet deri të arsimi i lartë. Unë konsideroj se dy nën sektorët më të ndishme në Kosovë janë arsimi i mesëm i lartë, shkollat profesionale dhe gjimnazet edhe edukimi parashkollor. Këtu mendoj është ajo ku goditet më së rëndi arsimi në Kosovë”.

“Fëmijët shkojnë në shkollë vetëm sa për të shkuar në shkollë nuk përgatitën për tregun e punës më përjashtime të disa qendrave të kompetencës dhe disa shkollave profesionale ku drejtorët janë entuziastë”, tha Rexhaj.

Edhe drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, u shpreh se rritja e buxhetit në arsim është e mirëseardhur por kjo rritje do të kishte kuptim nëse reformat prekin drejtpërdrejt cilësinë e mësimdhënies.

“Rritja e buxhetit është e mirëseardhur. Rritja në buxhetin për arsim do të merr kuptim nëse reformat prekin drejtpërdrejt cilësinë e mësimdhënies, pra, ky buxhet duhet të shkoj tek nxënësi në klasë. Llogaridhënia është ai ndryshimi që do të jetësonte ndikimin nga rritja ne buxhet”, tha Qehaja.

Ai tha se cilësia e arsimit mund të rritet vetëm nëse ky buxhet i ndarë për arsimin shkon aty ku duhet. Qehaja po ashtu shtoi se ka mungesa të kuadrove që sipas tij, kjo po dëshmohet nga cilido punëmarrës.

“Cilësia e arsimit mund të rritet vetëm nëse kemi mekanizma të mirëfilltë llogaridhënës që na garantojnë që ky buxhet i alokuar për arsimin shkon aty ku duhet, pra individët përgjegjës mire zbatojnë detyrat e tyre sipas përgjegjësisë ligjore dhe thirren në të njëjtën. Investimi kryesorë duhet te ai investim që na dërgon cilësinë në klase, pra, jo dokumente e strategji, por dokumente dhe strategji qe mirë zbatohen dhe na kthen në një cilësi të rritur si përfitim për nxënësit”. /EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë