Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti për grevën në arsim: Kërkesa e sindikatës e arsyeshme pasi është vonuar ligji i pagave

25/09/2022 - 11:34
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti për grevën në arsim: Kërkesa e sindikatës e arsyeshme pasi është vonuar ligji i pagave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për mungesën e dialogut social me SBAShK-un. Derisa thotë se kërkesat e sindikatave janë të arsyeshme për t’u përmbushur, bënë thirrje që sa më shpejtë të procedohet ligji i pagave.

Hoti ndër të tjera flet edhe për pakon e re të qeverisë kundër inflacionit, për çka konsideron se është e vonuar dhe joadekuate.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se është krejtësisht e përballueshme për buxhetin e shtetit që të plotësojë kërkesën e SBAShK-ut, në vlerë prej 100 euro deri në ligjin e pagave.

“Mungesa e dialogut social tash e një kohë e ka sjellë këtë situatë…Besoj që kësaj radhë janë plotësisht të realizueshme për faktin që kërkesat e tyre nuk është shumë e madhe. Ajo që është më e rëndësishme që të hyrat buxhetore janë të mira, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së të hyrave buxhetore nga tatimet, kështu që është krejtësisht e përballueshme për buxhetin e shtetit që të plotësoj këtë kërkesë. Kërkesa e sindikatës e arsyeshme për faktin që është vonuar ligji i pagave, pa asnjë arsye deri më tash… krejt çfarë është dashur të bëjë kjo qeveri është të rishikoj eventualisht, të diskutojë me sindikatat përkatëse, me grupet e ndryshme të interesit dhe ta procedojë këtë ligj në kuvend”, vijoi ish-kryeministri.

Ndërsa lidhur me pakon e re kundër inflacionit, Hoti tha se është e vonuar. Sipas tij, masë adekuatë për t’u përballë me këto probleme do të ishte rritja proporcionale e pagave, pensioneve, asistencës sociale.

“E vonuar dhe joadekuate. I vonuar sepse nga muaji mars kemi kërkuar si opozitë që të ndërmerren masat e nevojshme prej se ka filluar të rritet inflacioni, në muajt e parë të verës atëherë në maj, veçanti ku inflacioni shkoj shumë lartë sikurse edhe ne vende e tjera, pra kjo pako është tepër e vonuar dhe është joadekuate. Masë adekuatë për t’u përballë me këto probleme do të ishte rritja proporcionale e pagave, pensioneve, asistencës sociale, subvencionet për bujqësi dhe fusha të tjera në përputhje me normën e inflacionit.. Ka katër pesë muaj që familjet në Kosovë iu kanë rënë të ardhurat reale në 30-40% për shkak të rritjes së çmimeve”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket implementimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për targat, respektivisht për reciprocitet, thotë se duhet të ruhet rendi dhe qetësia përmes institucioneve të Kosovës.

“Shpresojmë që do të koordinohen veprimet me partnerët tanë ndërkombëtar, të ruhet rendi dhe qetësia në atë pjesë të Kosovës, të mos ketë asnjëherë nevojë që të angazhohet KFOR-i në atë pjesë. Rendi dhe qetësia të ruhet dhe të vendoset përmes institucioneve të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera mbështetëse”, tha Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës foli edhe për tërheqjen e kursimeve prej 30% nga Trusti. Ai tha se qasja e Qeverisë kundër tërheqjes së mjeteve është e gabuar.

“Në fillim në parim kam qenë kundër kësaj ideje, nuk është ndërmarr asnjë veprim për të ndihmuar qytetarët në këtë kohë të krizës. Janë shpërndarë më herët nga 100 euro për familje, për persona të punësuar. Është ndihmë e njëhershme dhe kanë kuptim në rast se është kriza si në kohën e pandemisë që njerëzit humbin vendin e punës për një periudhë, janë të bllokuar, të izoluar në shtëpi për shkak të COVID-it dhe t’i i jep një ndihmë të njëhershme edhe sapo të kaloj ajo periudhë personat, familjet i kthehen jetës së zakonshme. Inflacioni nuk është një pasojë kosto e njëhershme për familjet por është një kosto e vazhdueshme, nëse iu ke dhënë njerëzve një herë 100 euro, ato nuk e mbulojnë as koston shtesë të shpenzimeve të familjes të një muaji, lerë më të vazhdohet në muajt e tjerë. Besoj që është gabim kjo qasje dhe pasojat jemi duke i vuajtur që të gjithë”, tha Hoti, në një intevistë për KP.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë