Edhe pse familja e tij jeton në lagjen Ilirida, deputeti i VV-së Armend Muja sot ka zgjedhur qendrën e qytetit për të blerë pereca në sheshin e qytetit.
Në ditën kur po mbahen zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke se ka nisur projeksionet e tij për të kandiduar për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme, fillimisht duke synuar pozitën e kryetarit të qendrës së VV-së në Mitrovicë, si i vetmi kandidat në garë, raporton Veriu.info.
Në dy vitet e fundit para se të mbaheshin zgjedhjet e fundit lokale, tashmë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, kishte nisur komunikim të shtuar me qytetarë, ku një prej veprimeve të tij të rregullta ishte blerja e bukës dhe perecave të dieleve në furrën ikonike në sheshin e Mitrovicës.
Ky veprim i Bedri Hamzës që jeton afër furrës në fjalë, duket se i ka pëlqyer si strategji e krijimit të afërsisë me qytetarët edhe deputetit Armend Muja, i cili sot ka zgjedhur ta vizitoj furrën dhe të pres në radhë për të treguar modesti personale.
Se a do t’i ‘dhez’ Armend Mujts imitimi i strategjisë së Bedri Hamzës, kjo mbetet të shihet!/Veriu.info












