Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I quajti sindikalistë të PAN-it, Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Sa i përsërit deklaratat e bëra bajat, ofro zgjidhje për të dalë nga greva

25/09/2022 - 16:05
në Kryesore, Lajme
A A
Rrahman Jasharaj: Nëse i pengoj Albin Kurtit, nuk i shkoj në takim – për hir të procesit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, pas deklaratave se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Jasharaj tha se Kurti këtë deklaratë nuk e ka për herë të parë sot, pasi që sipas tij të njëjtat fjalë i ka thënë edhe më para para deputetëve e para mediave.

Sipas Jasharajt, këto deklarata janë të pa asnjë argument dhe të pabazuara.

“Kurti këtë deklaratë nuk e ka për herë të parë sot, e ka thënë edhe para deputetëve, e ka thënë edhe para mediave. Deklaratat e tilla janë pa asnjë argument dhe të pabazuara dhe nuk mund ta kuptoj pse i thotë këto. Deklaraatat e tilla pa argumente, pa asnjë dëshmi i ka thënë mbase duke menduar se do të krijojë ndonjë huti apo përçarje te anëtarësia e SBASHK-ut, kjo u pa se nëse ka pasë një të tillë ka qenë e kotë”, tha ai.

Tutje kreu i SBASHK-ut tha se deklaratat e Kurtit po mundohen t’i mbajnë aktuale edhe në debatet televizive disa analistë, të cilët ai i quan si të afërt me kryeministrin.

“Dhe në vend të përsëritjes së deklaratave të tilla, pa asnjë argument, pastaj edhe disa analistë të afërt të tij po mundohen që të mbajnë aktuale edhe në debatet televizive pa pasë asnjë argument. Kurti e din por poi a kujtoj se në kuadër të anëtarësisë së SBASHK-ut kalon numri prej 25 mijë e që janë të punësuar që nga zgjedhjet në universitet. Janë njerëz që e votojnë secili me vullnetin e tij, disa për LDK, disa vetëvendosje, disa PDK, disa AAK madje me krenari po them se anëtarë të SBASHK-ut janë edhe kolegët tanë të komunitetit turk dhe ata të komunitetit boshnjak, por edhe ata janë në grevë dhe këtë Kurti mund ta vërtetojë nëse e viziton Mamushën apo Prizrenin apo ndonjë komunë tjetër”, shtoi tutje Jasharaj.

Jasharaj po ashtu ka thënë se nuk e di se çfarë mendon të thotë Kurti me këto deklarata, teksa shton se mesa duke kryeministri po harron që koaliconi PDK-AAK-NISMA nuk ekziston më

“Unë nuk mund të di çfarë mendon ai, por deklartat e tij janë pa asnjë argument. Ai sikur nuk po don të harrojë se PAN-i ka ekzistuar dikur dhe tani nuk ekziston sepse në Parlamentin e Kosovës subjektet politike janë veç e veç të përfaqësuara, LDK-ja e ka grupin e vet parlamentar, AKK-ja të vetin PDK-j atë vetin dhe PAN-i ishte dikur dhe nuk është më dhe deklaratat e tilla me qëllim i bën se kanë menduar që anetarësia do të mëdyshet, por anëtarësia besimin e ka treguar edhe më 2 prill kur gati në mënyrë unanime kanë votuar për kryetarin Jasharaj që t’i udhëheq”, tha ai.

Jasharaj ka bërë thirrje tek i pari i Qeverisë që në vend se t’i përsëris këto deklarata të cilat i quan të bëra bajat, më mirë do të ishte që gjatë fundjavës t’i priste Këshillin Grevist të BSPK-së dhe t’u ofronte zgjidhje për të dalë nga greva. Po ashtu ai kërkoi nga Kurti që të mos tentojë që të krijojë mëdyshje, sepse do të rezultojë pa sukses.

“Këto deklarata pa asnjë argument, deklarata të bëra bajat, më mirë do të ishte që të shtunën e të dielën t’i priste Këshillin Grevist të BSPK-së të ulej të bisedonte me ta, jo për t’u takuar e për të nxjerrë ndonjë fjali e gjoja për të më kthyer në humor, por për t’u ofruar ofertë më të pranueshme për anëtarësinë. Kurti ka obligim që të sillet njëjtë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e dinë për kryeministër zotëri Kurtin dhe ai duhet të sillet në mënyrë të tillë, mos të tentojë të krijojë mëdyshje të tjera sepse e ka pa sukses por të ulet dhe të bisedojë dhe të ofrojë ofertë e cila do të ishte e pranueshme për anëtarësinë që është në grevë”, përfundoi për Sinjalin Jasharaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë